Mbyllet edicioni XXIV i Festivalit Ndërkombëtar “Xhorxhe Enesku”

Sapo ka përfunduar edicioni XXIV i Festivalit Ndërkombëtar “Xhorxhe Enesku”.  Kjo maratonë muuzikore që  pushtoi vëmendjen mblodhi rreth emrit të kompozitorit të shquar 2500 artistë nga e gjithë bota, ardhur nga më shumë se 50 shtete. Festivali zgjati 23 ditë dhe gjatë tij u mbajtën 84 koncerte. Ky ishte një edicion më i gjerë dhe u mbajt në Bukuresht dhe 10 qytete të tjera në Rumani si dhe në 6 qytete të botës duke marrë vëmendjen e gati 250 mijë adhuruesve të muzikës.

Ata ju gëzuan atmosferës së Festivalit në salla, në transmetimet e drejtëpërdrejta dhe koncerte alternative, të gjitha këto të frymëzuara nga muzika.Edicioni i këtij viti i “rendez-vous de la planète musicale” u mbyll me tingujt e Simfonisë nr. 1 të Cajkovskit nën vizionin mbërthyes të Orkestrës Mbretërore Concertgebouw nga Amsterdami. Melomanët patën mundësinë të ndjekin rreth 200 orë muzikë të interpretuar nga niveli i lartë ndërkombëtar.

Festivali “Xhorxhe Enesku” po afirmohet cdo vit duke u kthyer një pikëtakimi për muzikën evropiane njëlloj si Festivalet e Lucernës dhe të Salzburgut.

/ Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...