Mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme e Agjencisë “Albautor”

Nëpërmjet një njoftimi dërguar anëtarësisë, Asambleja e Agjencisë “Albautor” njofton mbledhjen e  Asamblesë së Jashtëzakonshme. Duke bërë thirrje për rëndësinë e pjesëmarrjes së anëtarësisë, “ALBAUTORI” dërgon edhe udhëzimet për mënyrën se si do të mbahet kjo mbledhje në kushtet e pandemisë.

 Asambleja e Jashtëzakonshme e Agjencisë Albautor Online  do të zhvillohet  nëpërmjet aplikacionit Zoom, ditën e enjte, datë 22.10.2020, ora 18:00, Mbledhja do të zhvillohet në lidhje me disa zhvillime që kanë ndodhur këto ditë për ndryshimin e ligjit të të drejtës së autorit të cilat cenojnë direkt interesat e Agjencisë Albautor.

Adresa dhe shpjegimet për t’u lidhur me aplikacionin Zoom do të dërgohen me email dhe me sms para fillimit të mbledhjes.

Për të lehtësuar qasjen Agjencia ka dërguar edhe  udhëzimet për të shkarkuar applikacionin Zoom Cloud Meetings (Zoom) i nevojshëm për të marr pjesë në mbledhjen e sotme te jashtëzakonshme të Asamblesë së Agjencisë ALBAUTOR ne oren 18:00.

Para orës 18:00 “Albautori” do të dergojë  një email me linkun e mbledhjes në Zoom.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...