Mbahet në Shkodër koncert me muzikë të përzgjedhur nga Ballkani

Pas mbrëmjes të së mërkurës së 9 shtatorit që solli bisedë me kompozitorin dhe muzikologun Nestor Kraja, Shkodra do të mirëpresë sonte tingujt muzikorë ballkanikë.

Aktiviteti me titull: “Muzika mbi të gjithë kufinjtë: tregime të reja për një Ballkan melodioz” synon të përcjellë trashëgiminë e pasur kulturore dhe larminë e përvojës njerëzore duke shndërruar muzikën e vjetër në tregime të reja që krijojnë dialog dhe nxisin vlera e bashkëjetesës.
“Të shkruajmë tregime të reja të të jetuarit bashkë përmes muzikës” është dhe motoja e këtij koncerti.

Të premten, me datë 11 Shtator, ora 18:00 në Gjuhadol vjen koncerti me muzikë të përzgjedhur nga Ballkani.

Ky koncert sonte do të mbahet në udhëheqjen e drejtorit artistik të projektit, njëherazi një artist i njohur,  violinistit Lorenc Radovani.

Koncerti organizohet në kuadër të projektit ” Muzika mbi të gjithë kufinjtë: tregime të reja për një Ballkan melodioz” i financuar nga Fondi Kulturor Zviceran për Shqipërinë (SCFA), një projekt i Agjencisë Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkepunim (SDC) dhe zbatuar nga CODE Partners/Qndra Rinore Arka.

Do të interpretojnë:

  1. Jozefina Simoni – vokal
    2. Antonio Shllaku – perkusione
    3. Antonio Fierza – piano
    4. Ermis Piranaj – fizarmonikë
    5. Emiljano Lekaj – klarinetë
    6. Daniel Prendi – kitarë
    7. Daniel Rudaj – violinë
    8. Duliem Puka – violinë
    9. Gent Hoxha (Kosove) – Çifteli, fyell.

Kur është fjala për kulturën, nuk mund të mos mendosh Shkodrën, qytetin sinonim dhe zemrën e shumë aktiviteteve që kanë në qendër artin kombëtar.

Diten e shtunë, dt.12 shtator 2020, ora 19.30 aktivitetet do të sjellin muzikologun Ridvan Karakaçi  i cili fton të pranishmit në temën:  Kënga-valle dhe kënga-aheng: dy themelet kryesore të korpusit të këngës qytetare shkodrane.

Kjo bisedë pritet të zgjojë interes mbi disa dimensione:

-Kënga-valle: ceremoniali i dasmes.
-Kënga-aheng: sistemi makam. Roli i sazes në procesin e lindjes dhe formimit të këngës aheng. Palok Kurti reformator i këngës aheng.
-Rroli i formacioneve shoqëruese tradicionale dhe interpretimi vokal si pjesë e rëndësishme e këngës.

Nderkohe  të hënën, me datë 14 Shtator, ora 18:00  aktivitetet do të vijojnë me muzikë të përzgjedhur nga Ballkani në udhëheqjen e drejtorit artistik të projektit profesor Lorenc Radovani.

Të shoqëruar dhe nga grupi muzikor ARKestra do  të intepretojne per te pranishmit:

1. Arvida Kullolli-Vraco – violinë
2. Anamarija Maric – violinë
3. Ajdin Mulabdic – violë
4. Isak Haračić – cello
5. Admir Vračo – trombë

Projekti me titull: “Muzika mbi të gjithë kufinjtë: tregime të reja për një Ballkan melodioz”mbahet  i financuar nga Fondi Kulturor Zviceran për Shqipërinë (SCFA), një projekt i Agjencisë Zviceriane per Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatuar nga CODE Partners/Qendra Rinore Arka.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...