Lindja e një kryevepre..

Bolero e famshme e Moris Ravelit, ajo muzikë që çuditi botën muzikore në dekadat e para të shek XX dhe ka mbetur deri më sot si një nga veprat më frymëzuese dhe tërheqëse për të gjithë koreografët e botës, ka një histori interesante.

Raveli në janar të viti 1928 kishte rënë dakort të shkruante një partiturë baleti, me motive spanjolle për kërcimtaren dhe aktoren ruse Ida Rubinstein. Ai kishte menduar që e gjithë vepra të ndërtohej nga një temë e vetme, e cila gjatë rritjes së saj do të transformohej harmonikisht dhe kryesisht në tingëllimën orkestrale. Një ditë të nxehtë korriku, kur ishte me pushime në Saint-Jean-de-Luz aji i erdhi në mendje tema e famshme e Boleros. Përgatitja e partiturës zgjati vetëm 5 muaj. Pasi ideja e tij u zbulua ai tha: “Çdo student konservatori mund ta kishte bërë këtë”.

Gjatë 15 minutave mbi ritmin e perkusionit paraqitet shumë herë tema e famshme që kalon nga Do mazhori në Mi mazhor dhe përfundon tek fishekzjarret e famshme finale. Bolero u shfaq për herë të parë në Operën e Parisit më 20 nëntor të vitit 1928 dhe u prit me ovacione të mëdha, siç pritet sa herë që shfaqet në gjithë botën.

/N. K./

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...