Kurt Cobain, fama që vijon të frymëzojë

Në 5 prillin e vitit 1994 pushoi së jetuari muzikanti amerikan Kurt Cobain, vokalisti i grupit Nirvana. Vdekja e tij u mbulua nga misteri. Tashmë edhe 25 vjet më pas, ai vijon të mbetet një ikonë e muzikës rrok, i adhuruar dhe i dashur nga ata që njohën muzikën e tij.

Danny Goldberg menaxheri i grupit Nirvana këtë javë publikoi një përmbledhje kujtimesh nga koha kur punonte me Kurtin dhe me grupin. Kjo përmbledhje titullohet “Serving the servant”.

Nirvana nuk ishte grupi i parë i muzikës grunge apo rrok por dalja e tyre në një çast si ai i vjeshtës së vitit 1991 mbetet ndoshta kontributi më i madh i këtij grupi. Ata ndihmuan edhe grupet e tjera pionere të rrokut dhe grupe nga Siatëlli si psh Pearl Jam dhe  Soundgarden të njiheshin prej fansave kudo në botë.

Një çerek shekulli më vonë karriera e Cobain vijon të magjepsë dhe të frymëzojë. Revista Rolling Stone e ka vendosur atë dhe grupin në vendin e 30-të në listën e “100 artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...