“Kurajo për të ndryshuar” në kolonën zanore të filmit “Music”

Këtë vit Sia pritet të ketë dhe një debutim regjizorial me filmin “Music”. Në film do të luajnë Kate Hudson dhe balerina Maddie Ziegler. Ndërkohë deri në daljen e filmit artistja ka bërë të njohur edhe një nga pjesët e kolonës zanore të filmit “Courage To Change”. Kjo është pjesa e dytë që bëhet e ditur pas këngës me titull “Together” nga i njëjti film që patëm mundësinë ta ndiqnim në maj. Në kolonën zanore të këtij filmi janë 10 këngë të shkruara nga vetë Sia.

“E vetmja gjë e pandryshueshme është ndryshimi” është mesazhi që përcjell muzikantja në këtë këngë. Duhet të bashkohemi më shumë se kurrë të luftojmë për njerëzimin, drejtësinë, barazinë e shumë të tjera. Është koha për ndryshim të vërtetë”.

Lidhur me filmin skenarin e ka shkruar Sia dhe autori i librave për fëmijë Dallas Clayton.Lajmi për këtë film doli për herë të parë në Festivalin e Venecias në vitin 2015. Filmi u programua për vitin 2019 por u shty. Në trofetë e Sia Furlerit janë disa këngë të suksesshme: – “Cheap Thrills”, “Chandelier” por ajo shkruar pjesë të suksesshme edhe për  artistët e tillë si: Christina Aguilera, Eminem, David Guetta, Flo Rida, Afrojack, Jennifer Lopez, Shakira, Rihanna, Kylie Minogue, Leona Leëis, Katy Perry, Britney Spears, Jessie J dhe Celine Dion.

“Cheap Thrills” ishte kënga e parë që arriti të ngjitej në vendin e parë në klasifikimet amerikane të Billboard Hot 100. Artistja australiane e arriti këtë sukses pas 16 vjetësh karrierë muzikore në moshën 40 vjeçare.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...