Kur merr vlerësime nga idhulli yt

Kelly Jones u ndje shumë i vlerësuar nga një kompliment që mori prej Bob Dylanit. Solisti i “Stereophonics” e konsideron veteranin si “një Shekspir të muzikës” duke deklaruar se i dukej e pabesueshme se Dylan i dëgjon muzikën. I vleresuar me çmimin “Nobel” për letërsinë Bob Dylan mbetet një personalitet me ndikim të madh në fushën e muzikës, edhe grupe të mëdha si për shembull Stereophonics mbeten të befasuara  nga çdo kompliment që ju vjen nga ana e veteranit. Edhe pse janë mbushur thuajse 20 vjet nga që kur solisti i grupit “Stereophonics” Kelly Jones reagoi si një adoleshent e emocionuar kur dëgjoi se idhulli i tij e vlerëson. Në një intervistë të dhënë këtë vit me rastin  e daljes së një  albumi të tij Bob Dylan kishte thënë se dëgjon Stereophonics dhe se ky është ndër grupet “e reja” të preferuara të tij.

“Është shumë joreale”ka deklaruar Kelly Jones për  revistën “Rolling Stones” si përgjigje ndaj Dylanit. “Unë jam rritur me vëllezër më të mëdhenj që dëgjonin Creedence dhe Neil Young dhe Dylan gjithë kohës, kur isha fëmijë. Kështu që kur dëgjova se na ka përmendur pata emocione, derisa se mësova se ishte e vërtetë, dhe pastaj isha shumë shumë i gëzuar. Kam kaluar shumë kohë duke provuar të shkruaj vargje që kanë një kuptim për mua duke shpresuar të kenë ndonjë kuptim edhe për të tjerët. Kështu që të dëgjosh që është thënë dicka e tillë për ty, dhe që e ka thënë dikush që për ty është një lloj Shekspiri I muzikës është shumë, shumë…është dicka që të bllokon. Është nxitëse, e di?

“Stereophonics” po përgatit një album të ri që do të festojë 20 vjetorin e tyre në treg. Ky album do të dalë në 3 nëntor dhe prej tij ka dalë kënga e re me titull: ”Caught By The wind”.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...