“Kur më the të dua” fituesja e “Festivalit të këngës qytetare” 2019

Është mbajtur në Shkodër edhe këtë vit festivali i këngës qytetare me titull simbol “Lule borë”.

Ky është edicioni i katërt i këtij aktiviteti që për një kohë të gjatë ka qenë ndërprerë.

Me një interes shumë të lartë nga ana e spektatorëve është pritur edhe ky edicion që tashmë ka edhe të kurorëzuarit e tij.

Një këngë e kompozuar nga Zef Çoba me vargje të Xhahid Bushatit, solli edhe fituesen e këtij viti. Kënga titullohet “Kur më the të dua” dhe u këndua nga Laorjan Ejlli.

Në garën e këtij viti ishin 16 krijime muzikë dhe vargje të punuara nga autorët shqiptarë pjesëmarrës të interpretuara në dy netë.

Festivali organizohet nën kujdesin e Bashkisë së qytetit të Shkodrës dhe Radio Televizionit Shqiptar.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...