Kuarteti i Harqeve të RTSH-së dhe Manjola Camuset Trebicka bashkë në Korçë

Nga e shtuna e javës së kaluar kur tingujt e muzikës së filmit mbushën zonën këmbësore,  e marta sjell për qytetarët korçarë sërish muzikë.  Me rastin e “Festës së Muzikës” disa nga kolonat zanore të filmave  të kinematografisë shqiptare dhe të huaj erdhën për publikun nën interpretimin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, drejtuar nga dirigjenti Gridi Kraja.
Në mbrëmjen e së martës së 25 qershorit  2019 Kuarteti i Harqeve të RTSH-së në bashkëpunim me pianisten Manjola Camuset Trebicka do të mbajnë një koncert ku pritet të interpretohen vepra nga M.RAVEL – Kuartet harqesh në Fa maxhor dhe  R.SCHUMANN -Kuintet harqe e piano opus 44 në Mi bémol maxhor.

Kuarteti i Harqeve i  RTSH-së mbajti mbrëmjen e kaluar, të martën e datës 24 qershor 2019 për publikun me një program që përfshinte vepra nga: Ravel – kuarteti në Fa maxhor dhe Moxart- kuarteti për harqe nr.14 në Sol maxhor K 387 “Spring”.

Koncerti u mbajt  në  hollin veror “Gjon Simoni” të RTSH- së dhe filloi në orën 20.30.

Ky formacion përbëhet nga:  violinistja Blerta Ristani, violonçelisti Aristidh Prosi, violistja Albana Kola dhe violinisti Gëzim Bulcari. Në 11 vitet e aktivitetit të tij ka interpretuar vepra të ndryshme nga autorë të njohur të shkruara për kuartet.

 

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...