Kori “Siparantum”nga qyteti i Pejës koncerte në Belgjikë

Lajme të mira nga Peja. Kori i njohur i këtij qyteti do të prezantojë Kosovën në Festivalin e Koreve që pritet të mbahet muajin që vjen në Belgjikë.

Kori “Siparantum”  nga qyteti i Pejës do të marrë pjesë në edicionin XV të Bienales Ndërkombëtare të Konkursit Flanders. Ky aktivitet do të mbahet në Belgjikë në fillim tetori, në qendrën kulturore C-Mine nga data 4-6 tetor në Gent.

Në këtë festival marrin pjesë shtete të ndryshme si:  Belgjika, Sllovenia, Republika Çeke, Hungaria etj.

Kori nga Kosova do të paraqitet në kategorinë e koreve miks me program të kompozitorëve të njohur botërorë dhe shqiptarë. “Siparantum” do të  paraqitet në festival edhe me veprën e kompozitorit të njohur Jan Van Der Roost, vepër premierë e shkruar për festivalin.

Festivalin do ta  hapë ansambli i njohur vokal: “The Kings Singers”.

Në datën 7 tetor në ora 20:00 në Bruksel,  kori “Siparantum” do të  interpretojnë në “Church of the Abbey of Notre Dame de la Cambre” në Bruksel.  Në këtë koncert kori kosovar paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur ndërkombëtarë dhe shqiptarë si:  Bennet, Josquin Des Prez, Rheinberger, Whitacre, Kasapolli, Rudi, Kelmendi etj.

Dirigjenti i korit Memli Kelmendi dhe drejtuesi i korit Fatmir Bajraktari ftojnë të gjithë bashkëatdhetarët që jetojnë në këto zona tu bashkohen në këto aktivitete.

Në këtë festival Kosova paraqitet për herë të parë.

Edicioni XV i  “Biennial International Choir Contest Flanders” organizohet nga VZW International Choir Contest Flanders (Belgjikë).

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...