Kori “Siparantum” mesazhe botës në mbrojtje të natyrës

Aktivitetet e korit “Siparantum” nga qyteti i Pejës janë përcjellë shpesh në artikujt e revistës së kritikës muzikore.

Pjesëmarrjeve në skenat e ndryshme tashmë u është shtuar edhe videoja e fundit e këngës me titull “Bota mbi shpatullat tona”.

Kori “Siparantum” drejtohet nga dirigjenti Memli Kelmendi dhe solistët interpretues janë: Dua Basha, Klea Dina, Enisa Mujaj, Mevlud Rrahimaj, Matej Karaqi, Zana Berisha, Fatmir Bajraktari, Rizah Jahaj, Erjona Rama.

Ky krijm i kushtohet mbrojtjes së natyrës dhe mund ta gjeni edhe duke shkruar #ClimateChange ose  #Resolution2020.

Videoja ka dalë para 4 ditësh në kanalin You Tube dhe është mirëpritur nga publiku.

“World on our shoulders”  është prodhuar dhe masterizuar në Prishtinë në studion e PreDuo Production.

“Kënga e Rezolutës” siç edhe quhet është një thirrje për veprim sa më urgjent në drejtim të krizës klimatike. Kënga është kompozuar nga  Robin Howl, Violet Skies dhe  Holly Fletcher  që njihen edhe si shpirti i Rezolutës.

E mbështetur nga Universal Music, WWF në mesin e më shumë se 100 koreve nga mbarë bota, në mesin e tyre është ftuar kori “Siparantum” me një version të veçantë i bën thirrje botës për mbrojtje të natyrës.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...