Koncertet e Sihana Badivukut dhe Blerim Grubit në Francë

Në faqen zyrtare të Festivalit “Gloriana” që mbahet në Francë janë bërë të njohura edhe dy koncertet e datave 24 dhe 26 prill 2019.

Konkretisht, në mbrëmjen e nëserme para publikut në La Chappelle Saint  Martin në Taradau do të paraqiten tre artistë,  prej të cilëve dy janë artistët e mirënjohur shqiptarë: Sihana Badivuku dhe Blerim Grubi. Bashkë me ta është edhe violonçelisti Eric Courreges. Të tre këta muzikantë të reputacionit të lartë në skenat muzikore, që dallojnë për ndjeshmërinë artistike, do të interpretojnë veprat e shkruara nga Beethoveni kur ai ishte në moshën 28 vjeçare. Violinistja Sihana Badivuku dhe violisti Blerim Grubi artistë të njohur në radhët e muzikantëve shqiptarë njëherazi emra të rëndësisë së lartë edhe në drejtim të promovimit të artit muzikor elitar shqiptar në skenat ndërkombëtare, kësaj here do të prezantohen në një nga shtetet që i kanë dhënë shumë artit botëror, siç është Franca.

Fillimisht të mërkurën më 24 prill në orën 18.00 në La Chappelle Saint  Martin – Taradau dhe më tej të premten më 26 prill në po të njëjtën orë në Chappell de Notre Dame – Bagnols en Foret ata do të vijnë me Triot e Beethovenit.

Në program janë veprat Op. 9 Nr 1 në Sol Maxhor dhe Op. 9 Nr 3 në Do Minor.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...