Koncert recital i të mirënjohurit Fatos Qerimaj

Në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë në mbrëmjen e datës 16 tetor 2017 për të gjithë adhuruesit e muzikës do të vijë koncerti recital “Duo Fa”  për klarinetë dhe piano. Në programin që përmban vepra nga Debussy, Poulenc, Piazzolla dhe Weber dhe Gershwin do të interpretojnë artistët instrumenistë dhe pedagogët e këtij universiteti: Fatos Qerimaj dhe Fatma Spahiu. Ky koncert vjen i organizuar nga UA dhe A.C.S & Music Improvisation. Fatos Qerimaj vjen nga një familje me tradita të spikatura artistike e cila ka luajtur rol  të rëndësishëm në ruajtjen dhe zhvillimin e muzikës dhe kulturës shqiptare. Ai është diplomuar për klarinetë në Akademinë e Arteve Tiranë në vitin 1982.  Që nga viti 1990 është pedagog i klarinetës në Universitetin e Arteve. Gjatë kësaj periudhe ka qenë i pranishëm në aktivitete të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka realizuar disa koncerte në Francë, Itali, Greqi, Danimarkë, Angli, Suedi,etj.  Ai ka një jetëshkrim të pasur artistik duke qenë një nga emrat eminentë të muzikës instrumentale shqiptare. Recitali “Duo Fa”është një mbrëmje koncertale që nuk duhet humbur dhe që nis në orën 19.00 të hënën e datës 16 Tetor. 

/Matilda Gjika/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...