Koncert me vepra të kompozitorit Limos Dizdari

Më 7 shkurt në orën 19:00 në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, do të mbahet një koncert me vepra nga kompozitori Limos Dizdari.

Ky aktivitet organizohet nga Universiteti i Arteve në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Koncerti mbahet me rastin e vlerësimit të figurave të rëndësishme të kulturës shqiptare dhe do të sjellë për publikun e pranishëm pjesë nga krijimtaria e këtij kompozitori.
Do të marrin pjesë: Merita Rexha Tërshana,  Blerta Ristani, Edison Misso,  Arben Llozi, Kastriot Tusha, Igli Rapaj,  Fatos Badulla, Paola Budani, Pjetër Guralumi, Laura Lila dhe  Orkestra e Dhomës e UART.

Udhëheqës artistik i koncertit është Isak Shehu.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...