Koncert me vepra operistike në “Ditën e të Dashuruarve”

Ariet e bukura nga literatura operistike botërore, të interpretuara me pasion, emocion dhe një mbrëmje plot romancë – ky është propozimi i datës 14 shkurt 2020.

Koncerti do të mbahet në Budapest dhe ka për protagoniste sopranon shqiptare Alisa Katroshi. Bashkë me Alisën dhe sopranon OLIVIA LATINA,  nën shoqërimin pianistik  të Sandor Szabolcs, do të vijnë për publikun interpretime të pjesëve më të njohura nga kompozitorët e mëdhenj botërorë.

BELLINI, VERDI, MASSENET, PUCCINI, LEHAR,  POULENC etj, janë pjesë e programit.

Pianisti shoqërues i dy këngëtarëve lirike Szabolcs, është mjaft i vlerësuar  si pianist por njihet edhe si dirigjent.

Koncerti është programuar në një ditë të njohur si “Dita e të dashuruarve”, pra më 14 shkurt në orën 19.00 , si një dhuratë për të gjithë të dashuruarit.

Të dyja këngëtaret lirike, si sopranoja shqiptare Alisa Katroshi, po ashtu kolegia e saj Latina   janë duke u rritur në njohjen e tyre ndërkombëtarisht dhe vlerësohen si soprano të cilësisë së lartë.

Por nëse programi është kaq romantik, artistët të vlerësuar, po aq domethënës e me vlerë është edhe vendi ku do të mbahet: Zenetorteneti Muzeum, në  Kështjellën e Budës, shumë pranë Kishes “Mathias”.

Ndërkohë për të mesuar më shumë rreth tre artistëve mund të vizitoni:

ALISA KATROSHI, Soprano: http://www.alisakatroshisoprano.com/

OLIVIA LATINA, Soprano: https://www.olivialatina.com/

SANDOR SZABOLCS, Pianist and Conductor: https://tinyurl.com/uf4ggk9

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...