Koncert i studentëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit ,,Haxhi Zeka” Pejë

Edhe përkundër pandemisë dhe situatës së krijuar gjatë këtyre ditëve udhëheqja dhe profesorët e studentët e Fakultetit të Arteve dega e muzikës pranë Universitetit, ,Haxhi Zeka” nga Peja mbajtën më datën 21.05.2020 koncertin kësaj radhe online, duke respektuar masat e marrura nga qeveria. Ky koncert është traditë e Fakultetit në çdo fund semestër. Mësimi online edhe përkundèr vështirësive nuk i ndali profesorët e studentët që të vazhdojnë ligjëratat e planifikuara, dhe ato t’i realizojnë më sukses. Kjo u pa edhe me rastin e këtij aktiviteti kulturor që u mbajt në sallën e koncerteve të Fakultetit dhe ku përformuan studentët dhe korepetitorët e fakultetit. Klasa e Klarinetit me profesorin Fatbardh Gashi u paraqitë më këta studentë: Kosovar Arifaj, Valon Kryeziu, Arlind Qollopeku dhe Rexhep Karaqi, këta luajtën vepra nga kompozitorët: M. Mangani, E. Cavallini, C. Weber. Klasa e flautës me profesoreshën Dardane Nallbani u paraqitë më studentën Reisa Sallabegolli më veprën e kompozitorit C. Chaminade. Klasa e trompetës (Buria) me profesorin Avni Krasniqi u prezentua nga Mal Regjepi më veprën e F. Shubert. Klasa e Saksofonit me profesorin Dardan Gjinolli u prezentua me këta studentë: Frederik Gjokaj, Agon Daka, Erion Kryeziu dhe Jetmir Rrudhani, ku luajtën veprat e kompozitorëve: E.R. Wiedoeft, P. Iturralde, H. Ackeremans dhe J. Naulais. Në përcjellje në piano ishin shumë të mirë korepetitorët e Fakultetit të Arteve Besim Qorri dhe Besart Shala, realizimi artistik i veprave u realizua mjaftë mirë edhe duke ju falendëruar korepetitorëve. Kishin një përkushtim të jashtëzakonshëm në interpretim dhe frymonin shumë mirë më studentët interptetues. 

Këta studentë më paraqitjet tyre në këtë koncert ishin në nivelin e duhur artistik, edhe pse pa prezencën e publikut në sallë, ata kishin emocionin që duhet t’a ketë një interpretues dhe që normal është vështirë për artistin. Besoj që ata që e ndoqën këtë program online ju ka munguar prezenca në sallë, por ishin studentët ata që u munduan të na japin afërsin më interpretimet e tyre dhe ishin mjaftë bindës me vlerat e tyre artistike dhe që arritën të krijojnë emocion të publiku që kësaj radhe ishte në shtëpitë e tyre dhe në të gjithë botën. Shumica e studentëve kishin punuar më përkushtim veprat e luajtura si në aspektin teknik e po ashtu melodik, vërehej dora e Profesorëve të realizimi i programit më studentët. Ishin të përkushtiar që edhe pse në këto rrethana ata po realizonin programin e studimëve. Duhet që Fakulteti i Arteve dhe Dekani Hysen Nimani dhe i tërë stafi akademikë të falendërohet për këtë koncert të këtij formati dhe të kësaj forme që ishte një befasi e këndshme në këtë situatë, ku po thuajse jeta kulturore është e bllokuar. Numri i shikuesve online ishte relativishtë i mirë dhe kjo tregon që populli ka nevojë për koncerte edhe në këto kushte, arti dhe artistët nuk duhet të ndalën, nga kjo që realizuan studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve dega e muzikës në Universitetin ,, Haxhi Zeka” nga Peja duhet të marrin shembull edhe institucionet e tjera shkollore dhe kulturore. 

/Arsim Kelmendi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...