Koncert i muzikantëve nga Londra Premierë në Youtube
Një koncert fantastik nga salla “Sir Jack Lyons” në York – Premierë në Youtube u transmetua mbrëmjen e datës 18 nëntor 2020. Në këtë mbrëmje të veçantë interpretuan dy muzikantë të mrekullueshëm nga Londra: Peter Sheppard Skaerved dhe Roderick Chadwick. Peter Sheppard Skaerved dhe Roderick Chadwick.
Koncerti u organizua në vazhdën e aktiviteteve me rastin e 250- vjetorit të lindjes së Beethoven. Tre sonata, Op.30, u ekzekutuan; në mesin e tyre një pjesë nga kompozitorja angleze, mikeshë e Shqiperisë, Nicola LeFanu, si dhe premiera e pjesës së kompozitorit Thoma Simaku me titull: ENgREnage!
Si surprizë për publikun, dhe për vetë kompozitorin shqiptar, koncerti u mbyll me kengen shqiptare ‘Moj e Bukura More’.
Vetë kompozitori i njohur pohon se ai e kishte punuar me shumë dëshirë dhe emocion!
“Në mbyllje të programit siç edhe kishim premtuar do do të luajmë një pjesë të mrekullueshme të shkruar nga një shqiptar, pjesën e kompozitorit Simaku: “Moj e bukura More” shprehet violonisti Peter Sheppard Skaerved.
Koncertin e instrumentistëve Peter Sheppard Skaerved dhe Roderick Chadwick mund të ndiqet në këtë link: