Kompozitori Simaku bashkëpunon me solistin e “Ensemble Intercontemporain” të Parisit

Universiteti i Jorkut në Angli ka bërë të ditur lidhur me aktivitetin artistik të kompozitorit të njohur shqiptar Thoma Simaku.

Siç edhe bëhet e ditur  fjala është për bashkëpunimin e kompozitorit shqiptar me një artist të rangut ndërkombëtar siç është klarinetisti Jerome Comte.

Lidhur me këtë bashkëpunim vetë kompozitori thotë: “Është një nder për mua që pata rastin të bashkëpunoj me një solist të këtij kalibri ndërkombëtar si Jerome Comte, të cilin  Boulez-i e ftoi në “Ensemble Intercontemporain”, ku ai vazhdon për shumë vitesh si solist”.

Është nder që muzika bashkëkohore shqiptare po arrin të ekzekutohet nga muzikantë të tillë të njohur në të gjithë botën.

Gjeni në vijim edhe artikullin e botuar në adresën: www.york.ac.uk/music/news-and-events/news/2020/simaku-comte-collaboration

Jérôme Comte, solisti “Ensemble Intercontemporain” në Paris, një nga formacionet më prestigjoze të muzikës bashkëkohore në botë ka bashkëpunuar me kompozitorin shqiptar me banim në Angli Thoma Simaku për një vepër të  re.

Jérôme Comte ishte 26 vjec kur u pranua solist i Ensemble Intercontemporain, I ftuar nga Pierre Boulez, veprën e të cilit ‘Dialogue de l’ombre double’ Jérômee ekzekutoi në Louvre Auditorium, dhe që prej asaj kohe ‘nuk ka rreshtur që t’a luajë vazhdimisht’.

Kompozitori Thoma Simaku, Profesor në Universitetin e York-ut në Angli, ka kompozuar një seri veprash virtuoze për instrument a të ndryshëm, perfshirë këtu dhe veprën‘Soliloquy V – Flauto Acerbo’. Pjesa e fundit e Simakut është për klarinetë, të cilën kompozitori shqiptar e shkruajti për solistin Jérôme Comte.

Ky projekt Soliloquy VII for Solo Clarinet ëith Resonant Piano u kurorëzua me një incizim në sallën Sir Jack Lyons Concert Hall të Universitetit të Jorkut, në bashkëpunim me kompozitorin dhe inxhinerin e regjistrimit Ben Eyes.

Kjo vepë e re u kompozua gjatë residencës së kompozitorit në Dora Maar House në  Provence të Francës në shtator 2019, i mbështetur nga  Broën Foundation ne Houston, SHBA.

Ndiqni më poshtë një video të regjistrimit.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...