Klasifikimi i këngëve nga ballkoni, kryeson “Fratelli d’Italia”

Videot Flashmob të këtyre ditëve të italianëve në shtëpi kanë dhënë mundësinë edhe të një klasifikimi muzikor të pazakontë.

Videot e shpërndara gjatë këtyre ditëve nga italianët që në kushtet e shtëpisë këndojnë në balkone, janë kthyer në një emocion të vërtetë. Bashkë me to lindi edhe një klasifikimi i këngëve më të kënduara.

Sic ANSA njofton në këtë javë të parë klasifikimi është mbizotëruar nga “Fratelli d’Italia”, himni i Mamelit, ndërsa ngjiten dy nga këngët më të dashura si “Azzurro” e “Il Cielo è sempre più blu” interpretuar nga Paolo Conte dhe Rino Gaetano.

Në klasifikim kanë hyrë edhe këngët tradicionale të secilës zonë dhe në vendin e katërt dhe të pestë ndodhet “Romagna Mia”, “O mia bela Madunina”.

Mes këngëve të tjera ndodhet “Creuza de Ma” e  Fabrizio De André, “Certe Notti” e Luciano Ligabue, “Viva l’Italia” e Francesco De Gregori, “L’Italiano” e Toto Cutugno, “Meraviglioso” e Domenico Modugno, “Che vita meravigliosa” e Diodato dhe  “La Canzone del Sole” e Lucio Battisti.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...