Kënga Magjike, a është më “Magjike”?

Edhe këtë vit si çdo vit tjetër tashmë duke u bërë traditë për televizionin “Klan” ashtu edhe për këngëtarët dhe muzikdashësit, u mbyll festivali kënga magjike. Ndonëse këtë vit festivali erdhi me një risi nuk e di sa e duhur ishte ajo.

Festivali këtë vit kishte pjesëmarrës jo vetëm nga shqipëria por edhe nga vende të dryshme të botës si Italia, Greqia, Izraeli, Maqedonia, Spanja etj duke e bërë festivalin si festivalin e Eurovizionit e jo më një festival të këngës tonë.

Për sa i përket këngëtarëve duhet ta theksoj se ata këngëtar që e quajnë veten “big” janë pikërisht ata që nuk din të këndojnë live, popo këto këngëtarët që kanë karrierë në muzikën tonë nuk munden të mbajnë një këngë 3-4 minutshe pa patur luhatje intonative dhe siguri në skenë. Më vjen keq që sa herë që bëhet fjalë për festivalet live konkurentët pakësohen dhe niveli i një pjese të konsiderueshme që marrin pjesë kanë problem intonative, ritmike, performimi,siguri etj etj.

Sigurisht duhet të themi se ka edhe këngëtar të mirë apo këngë më të mira se të tjerët dhe përgjithësisht janë edhe këngët që pëlqehen më së shumti  nga publiku.

Këngët më të pëlqyera të këtij viti janë: Eneda Tarifa-Ma zgjat dorën, Fifi- Mbarova, Orgesa Zaimi- Verën ku ma le,  Marsela Çibukaj- Thërrime dashurie, të cilat vërtet kanë bër diferencën nga këngët e tjera, prandaj edhe fituesi sigurisht do të ishte një nga këta këngëtarë.

Fituesi i Kënga Magjike 2019 u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën” një baladë e fuqishme si nga muzika ashtu edha nga teksti, mendoj se ishte vlerësimi i duhur jo vetëm nga këngëtarët që votuan por edhe nga juria e publiku të cilët këtë vit kishin të drejtën e votës.

Kënga fituese e këtij edicioni e kënduar nga Eneda Tarifa ka për autor Flori Mumajesi i cila ka shkruar muzikën dhe vargjet.

/Matilda Gjika/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...