“Kënga e Dorës”, të rinjtë i këndojnë vlerave artistike

“Kënga e Dorës”, një këngë ri-zgjimi të vlerave artistike shqiptare interpretuar nga të rinjtë

Kënga e mirëpritur tanimë është publikuar në YouTube me titullin “Kënga e Dorës” më 23 nëntor 2020 nga kompozitori Agron Elezi.

Ky kompozitor, ne vitin 2018 është klasifikuar si kompozitor finalist në konkurrencën botërore të konkursit ndërkombëtar “Creative Composer” të organizuar nga Italia dhe Spanja me kompozimet “Ikja e Vashës Kosovare” dhe “1468”.

Kuptimi i këngës & analiza e lirikës

Orkestrimi I këngës është me instrumente të gjalla duke filluar me piano. Muzika reflekton harmoni perfekte, sa sublime aq edhe e kapshme, si karakteristikë e kompozitorëve me plotë madhështi të aftësivemuzikore.

Teksti, që n’dukje është i thjeshtë, duke evokuar mesazhin fisnik shqiptar të trashëguar nga rilindësit, por, në të njëjtën kohë ka thellësi të veçantë, sepse përkon me kahjet humanitare revolucionare të botës moderne.

Kënga fillon në frymën rilindase me vargjet e Naim Frashërit për gjuhën tonë të ëmbël, e qëjanë familjare për çdo shkollar shqiptar, si të vogël si të madh.

Pastaj teksti vazhdon me mesazhin e prejardhjes dhe stërgjyshërve tanë, e që gjithashtu ka qenë temë e vazhdueshme artistike e poetit tone të madh Naimit – në rizgjimin, rikultivimin, mbajtje ngjallë, dhe kujtimin e vendeve tona, dhe heronjve kyç tanë ndër më të ndritshmit, përzgjimin e dinjitetit dhe forcës, mu në kohën e formësimit të shteteve në baza nacionale, kur tokat dhe populli ynë sakatosej nga interesat dhe planet e superfuqive të Evropës në marrëveshje me armiqtë sllav, fqinjët anë.

Paralelisht, vargjet e para të këngës nxjerrin në pah edhe njëkuptim më të avancuar bashkëkohorë.

Të kujtosh Naimin dhe vargjet e tij, është sikur të rikujtosh pastërtinë e gjuhës sonë dhe origjinalitetin e shpirtit tonë.

Ne ditët e sotme, kur industritë e huaja muzikoretëfuqishmendikojnë me të madhe në rininë tonë dhe kahjet e tyre artistike, ky mesazh ndjell shpresë dhe fuqinë rimëkëmbjen e artit tonë, origjinalitetit tonë që ka për bazë mbijetesën dhe rrënjët e tona të fuqishme historike.

Kujtoj poetin Naim
Dhe Pirron bashkë me Skënderbenë
Këndoj me plot mallëngjim
Epirin me Morenë

Nëse kanë patur guxim dhe vullnet që Pirroja dhe Skënderbeu ynë t’i kundërvihen superfuqive dhe ndikimit të tyre pushtues në ato kohëra, jemi edhe ne, stërnipërite tyre, që munden të nxjerrin në pah origjinalitetin e tyre artistik përkundër pushtimit dhe ndikimit të superfuqive industriale të artit. Pra kujtoni ata, stërgjyshërit e guximshëm – Pirron dhe Skënderbenë.

Strofat e tjera si më poshtë vazhdojnë të japin mesazhin e prejardhjes sonë fisnike, dhe përkujton të kundërtën e asaj që pushtuesit vazhdimisht janë mundu: të na poshtërojnë dhe shuajnë lavdinë dhe krenarinë tonë, si krijues te zotnave dhe luftëtarë të shquar që nga Akili e deri te Adem Demaçi, duke abuzue me emrat e heronjve tanë në baza fetare, duke cenzurue çdo vlerë shqiptare dhe duke vjedhur historinë tone të pasur, e që fatkeqësisht ka mbet zyrtarishtak oma e shtrembëruar.

Aq më shumë, jo vetëmqëhistoria e vërtetë do tëdëshmon se luftëtarët më të shquar të historisë njerëzore i takojnë flakës dhe tymit të madhështimit të popullit tonë, por në anën tjetër, mu ky popull ka falur edhe simbolin më të madh të mëshirimit human, Gonxhe Bojaxhiun, Nënën Terezë – qiriun e mishërimit njerëzor.

Pra të dyekstremet e madhështive të karakterit njerëzorë rrjedhin mu nga kypopull, e që sot quhemi populli shqiptar.

S’jem t’pashpirtë as barbarë
Ast’mjerë shkatërrimtarë
JemhiriiPerëndisë
Oh! Bijat dhe bijtë e Arbërisë
S’jem djallëzorë as hileqarë
Përtacë as nepsqarë
Jem qirinj t’mishërimit
Hej! Flaka dhe tymi i madhështimit

Klimaksi dhe tejkalimi i mesazheve të lartpërmendura në një mesazh universal human arrihet në rreshtat:

Kem kodin tonë bujar
Për një botët’bashkuar dhe të mbarë

Ajo që e dallon popullin shqiptar përkundër përpjekjeve të armiqve në mjegullimin dhe turbullimin e historisë, është kodi mijëvjeçarë i jonë me vlerat e larta njerëzore – Kanuni i Lekës. Dhe mu ky popull me traditë për kod dhe civilizim, në kohën kur popujt e tjerë të Evropës shquheshin si barbarë, është më se i gatshëm dhe më së lehti do t’pranojë një botë t’bashkuar dhe të mbarë me ligje të unifikuara.

Pra, këtu mesazhii then barrierat nacionale dhe merr kahjen e mrekullueshme të një mesazhi revolucionar të botës humane moderne. Po ashtu me strofën e fundit, autori kalon nga reflektimi nacional në atë universal me një thellësi të filozofisë poetike:

S’jem laikë as t’përçarë
Por unik dhe krenarë
Jem’ brumi i njerëzimit
Oh..pluh’ri i yj’ve dhe amshimit

Është një fakt ende i gjallë qe shqiptarëtjanëfetarëtëbesimevetëndryshme. Pra kamuslimanë, katolikë dhe ortodoks, si pasojë e vendit të tyre mu në portën e Perëndimit dhe Lindjes, në vatrën e luftërave fetare dhe racore.

Aq më shumëshqiptarët, krijuesit e zotërave si Zeusi, Afërdita etj, nukmund ti quajmë laik.Mirëpo, përkundër dallimeve fetare, ata mbeten unik me gjuhë, me kod, me plis të bardhë dhe me flamur.

Që nga antikuiteti, e deri në ditët e tona të shekullit 21, influenca e eposit të Homerit ishte jashtëzakonisht i madh.

Iliada dhe Odhise u shprehin arketipet e madhnishme të heronjve të popullit më të vjetër në Ballkan, mu nga fiset tona,ku inspiruan dhe evokuan një mori të panumërt të veprave t’famshme në literaturë, muzikë, art dhe film. Pra, brumi i njerëzimit ngërthen mesazhin e arketipit, gjenezës, pluhurin e yjeve dhe amshimit, apo prototipet pas të cilit vazhdon cikli i pakufishëm i kopjeve njerëzore respektivisht heronjve.

Refreni i këngës shprehë vlerat e rëndësisë së mençurisë të njeriut modern.

Rroftë e qoftë mençuria
Dheshkenca e artiijonë
Rroftë e qoftëfisnikëria
Mepaqedhedashnipërgjithmonë

Mençuria diplomatike sjell lehtësim dhe komoditet për shtetin tonë. Njeriu jo iduhur, jo i prirur dhe i mençur në krye te çfarëdo detyre, e sidomos të atyre udhëheqës shtetërore sjell pakënaqësi, zhgënjim, dëme dhe në fund, mjerim.

Zhvillimi i shkencës, ekonomisë dhe artit sjell jo vetëm fuqi dhe stabilitet shtetëror, por lumturi dhe mirëqenje të gjithëmbarshme.

Pra, mesazhi i refrenit është mjaftë i fuqishëm për kohën tonë aktuale: Kemi nevojë t’a shprehim mençurinë, e jo përçamjen, fanatizmin dhe kështu naivitetin.

Dhe ajo mund të arrihet kur i kemi njerëzit e duhur nëpozitat e tyre të duhura, e jo anasjelltas.

Në anën tjetër, fisnikëria shqiptare është e gdhendur në kodin tonë të kamotshëm. Mu kjo fisnikëri do t’mbahet gjallëdhe do t’rimëkëmbet aq me shumë, sa më shumë të fitojë mençuria dhe pastërtia jonë.
Dhe në fund, aty ku sundon mençuria dhe fisnikëria, aty sigurisht që do t’ketë paqe dhedashuri.

Bekim Rexhepaj,

instrumentist dhe kritik

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...