Këndon lahuta e malësisë në Washington DC

  • Capture 1
  • Capture 3
  • Capture

Nga Frank Shkreli

“Veç se po, moj Zanë Shqyptare

Krah më krah bashkë na tue këndue

Ndërtue kemi nji pomedore,

Rrfe as mot mos m’e dërmue” — At Gjergj Fishta

Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington DC, organizoi të martën mbrëma një mbrëmje artistike për të shënuar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Në nj njoftim të shkurtër në faqen e rrjetit shoqëror, Facebook njoftohet se, Mbrëmë, Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Washington DC.  Ambasada e Kosovës së bashku me “Washington Performing Arts” shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastik duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufinj, thuhet në njoftim.   “Falënderoj në menyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autokton të lahutës”, shprehet ambasadroja e Republikës ës Kosovës në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Vlora Çitaku, duke e mbyllur komentin me fjalët, një “Mbrëmje fantastike”.

Lahutari i njohur Vasel Shkreli, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (më duhet të rrëfej se jemi djelm axhash, kurshërinj të parë) i ka rënë dhe i ka kënduar lahutës tone të lashtë mija vjeçare, qyshë në vegjëli. Vaseli ka marrë pjesë në shumë koncerte e festival kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe festivalet në Gjirokastër gjatë viteve.  Pothuaj i vetmi lahutar këtu në Shtetet e Bashkuara që vazhdon t’i bier dhe t’i këndojë lahutës në koncerte dhe në raste të ndryshme ku kërkohet prania e tij.  I këndon mallit për Atdheun, këndon për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të drejtave të Shqiptarëve ndër mote.  Nepërmjet lahutës, Vasel Shkreli kujton patriotët shqiptarë që dhanë jetën duke mbrojtur kufijtë e Kombit, por edhe vlerat kombëtare, nderin e burrëninë, ashtu si na e kishin lënë amanet të parët tanë.

Për pothuaj 50-vjet në Amerikë, Vasel Shkreli nuk ka pushuar së reklamuari Lahutën tonë të lashtë, kryesisht nepër raste të organizuar nga komuniteti dhe audianca shqiptarësh. Ambasada e Republikës së Kosovës, pikërisht Ambasdorja Vlora Çitaku meriton të lavdërohet për këtë nismë, për organizimin e këtij koncerti dhe për ftesën që i ka bërë lahutarit Vasel Shkreli për të dalë para një audience kryesisht amerikane. Ishte një rast për të reklamuar një instrument tonin, aq të vjetër sa edhe ekszitenca jone si Komb para botës amerikan – ne një kohë kur Serbia ka bërë përpjkeje për ta përvehëtsuar lahuten si të sajën, duke përdorur UNESCO-n si një mjetë plaçkitës të vlerave tona dhe të kulturës tonë.

Fatkeqsisht, pushtimi i identitetit tonë kombëtar nga forcat armike shekullore po bëhet gjithnjë e më kërcënues, nga vende dhe udhëheqës që duan të na ndryshojnë historinë dhe ta në vjedhin identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe çdo gjë që është pjesë e atij identiteti, madje edhe lahutën tonë – një ndër visaret tona shpirtërore të racës sonë iliro-trake — që e kemi trashëguar gjysh pas gjyshi.

I lumtë kryediplomates së Republikës së Kosovës, Vlora Çitakut për organizimin e këtij koncerti në kryeqytetin e botës në Washington, me rastin e çlirimit të Kosovës dhe për pasqyrimin e lahutës tonë në atë koncert se bashku me tenorin e njohur Ramë Lahajn – një pasqyrim ky i shkëlqyeshëm i kulturës tonë të vjetër dhe asaj moderne.  Fatkeqsisht, lahuta dhe vlerat tona të vjetra që i përfaqëson lahuta, nuk mund të të ruhen nga ne që kemi humbur rrugëve të botës, nëqoftse për to mungon   respekti dhe mbështetja e tyre nga institucionet shtetërore dhe kombëtare në Shqipëri e në Kosovë si dhe anë e mbanë trojeve autoktone shqiptare.  Sidomos për lahutën, të cilën i madhi At Gjergj Fishta e përjetësoi me veprën e tij “Lahuta e Malcis”, e cila edhe sot duhet të lexohet si burim që lartëson moralin e humbur kombëtar, që shton shpresat për një të ardhme më të mirë dhe dashurinë për Atdheun – vlera këto të cilat do të jetojnë për derisa t’i këndohet lahutës së vjetër, megjith përpjekjet e armiqve shekullorë për t’i vjedhur ato.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...