Këndoi në metro “Shallow”, sot një yll në internet

Ajo quhet Sharlotë Auberi (Charlotte Awbery)  dhe tashmë është kthyer në një yll të vërtetë në internet.  E gjitha kjo ndodhi pasi një vlogger i kërkoi asaj të këndonte në një nga metrotë e Londrës.  Me mikrofon në dorë autori i kësaj videoje Kevin ndalonte njerëzit në metro dhe u kërkonte të përfundonin vargjet e këngës „Shallow” të këngëtares Leidi Gaga (Lady Gaga).

Ai kishte dy javë që e bënte këtë gjë derisa rastisi  Sharlotën, nga  Eseksi.

Kjo video nga çasti që u postua mblodhi mbi 60 milionë shikime dhe bëri që kënga “Shallow” të rihynte sërish në klasifikime.

Videoja bëri shumë përshtypje në Amerikë dhe Ellen DeGeneres e ftoi Sharlotën edhe në emisionin e saj.

Në këtë program asaj ju dhurua një abone një vjeçare për në të gjitha metrotë e Londrës dhe 10 mijë stërlina.

Sharlota në intervistën e saj tha se kishte 15 vjet që këndonte, ajo ishte një këngëtare që këndon në dasma, festa, pabe.

“Babai më ka thënë: “këndo, kudo ku je, këndo. Kurrë mos hiq dorë”!, u shpreh ajo në emisionin e komedianes së njohur DeGeneres.

Kjo video ndërkohë solli edhe njëherë në qendër të vëmendjes Leidi Gagën e cila sapo ka publikuar këngën e re me titull „Stupid Love”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...