Jennifer Lopez dhe Maluma bashkë sjellin “Pa Ti” dhe “Lonely”

Jennifer Lopez e Maluma bashkë shfaqen në këngët “Pa Ti” dhe “Lonely”. Këngët janë shkruar nga vetë interpretuesit dhe janë pjesë e kolonës zanore të filmit “Marry me” që pritet te dalë në kinema vitin që vjen. Të dy këngëtarët janë protagonistë në filmin që do të shfaqet në kinematë amerikane në 12 shkurt 2021 dhe që ka si temë një histori dashurie mes famës, martesës dhe medias sociale. Kat Valdez dhe Bastian janë dy personazhet qendrorë të filmit, të interpretuar nga Lopez dhe Maluma. Ata janë një çift injohur dhe kanë një famë botërore.

Owen Wilson që luan bashkë me këngëtarët është në rolin e një mësuesi matematike të divorcuar. E gjithë kolona zanore e filmit do të bëhet e ditur nga Sony Music Latin /Arista Records.

Ky është një bashkëpunim i shumëpritur nga fansat që shohin të bashkohen dy yje të muzikës latine në panoramën e plotë botërore.

Jennifer Lopez është këngëtare, producente, artiste e shumë çmimeve, ikonë stili dhe filantrope si dhe nga artistet më me ndikim në skenën bashkëkohore. Maluma, emri i të cilit është Juan Luis Londoño është vetëm 26 vjeç dhe konsiderohet nga zërat më të spikatur të muzikës latine, i admiruar nga të rinjtë kudo në botë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...