Ja si u paraqit Adele në “Saturday Night Live”

Adele ka bërë tashmë një hap të rëndësishëm midis aktrimit dhe këndimit që nga çasti kur ajo pranoi ftesën për të marrë pjesë në një nga episodet e shfaqjes së njohur Saturday Night Live.

Në këtë mënyrë publiku pa dhe u familjarizua me pamjen e saj të re si dhe mësoi se në çfarë faze ndodhet artistja me albumin e ri.

Tashmë u bënë 12 vjet nga dalja e saj e parë në këtë format televiziv dhe karriera e artistes njohu kulme që askush nuk i priste. Prania e artistes britanike në këtë shfaqje ishte mjaft e rëndësishme sepse ajo kështu u njoh edhe në Amerikë.

Një ogur i mirë për të ishte edhe debutimi në këtë show duke imituar një politikane me rëndësi siç ishte Sarah Palin.

“Kam qenë e ftuara muzikante në SNL në vitin 2008 kur Sarah Palin u interpretua nga Tina Fey. Disa milionë amerikanë e panë, ndërsa pjesë tjetër është histori. Unë nuk di asgjë nga politika amerikane. Pra jam britanike, ju e dini këtë dhe nuk dua të them asgjë të politizuar ndaj po them vetëm kaq: Sarah Palin, e dashur të falëndëroj për çdo gjë!

Në këtë shfaqje Adele  i dha përgjigje edhe pyetjes që digjte më shumë: kur do të jetë gati albumi I saj?

“Albumi im nuk është ende i përfunduar” tha Adele ndërsa pohonte se kishte pasur frikë ta pranonte ftesën për të drejtuar këtë emission.

Por për shkak se silueta e saj tashmë është një temë e nxehtë Adele bëri shkak me kilogramet e humbura duke thënë: “E di që nuk shumë shumë ndryshe nga hera e fundit kur më keni parë, por kjo ka ndodhur për shkak të kufizimeve te vendosura nga COVID dhe vështirësive për të udhëtuar ndaj edhe këtu erdha me gjysmë bagazhe dhe solla vetëm gjysmën time, kjo që ju shihni është ajo gjysma që kam zgjedhur”.

Ana argëtuese dhe humoristike e artistes doli në pah në një seri skeçesh që u shfaqën gjatë mbrëmjes.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...