Ja këngëtari që do të interpretojë ish presidentin Obama në filmin biografik

Të paktë janë ata që e dinë Drake fillimisht e ka takuar famën si aktor para se të njihej si një rreper i suksesshëm. Tani artisti i është rikthyer pasionit të parë. Kjo bëhet edhe më e vecantë kur mëson se ai po përfshihet në një projekt filmi biografik që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Fjala është për filmin biografik të Presidentit Barak Obama që ka preferuar këtë këngëtar si interpretuesin e tij.

Ish presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar në një intervistë të fundit se në një film biografik Drake mund ta kishte luajtur. Po edhe kjo deklaratë nuk është kaq rastësore. Drake 10 vjet më parë ishte shprehur se “qëllimi i tij në jetë është të interpretojë presidentin e 44-rt të SHBA-ve”. Diskutimi i Obamës në media doli në kuadër të lancimit të librit të tij: “A Promised Land”. Libri debutoi në 17 nëntor dhe shiti në një jave 1.7 milionë ekzemplare.

Barak Obama disktuoi me Complex Neës në kuadër të një interviste me Chris Morman. Morman e pyeti nëse është dakord që Drake ta interpretonte në një film biografik.

“Duhet ta them këtë, Drake duket i aftë të bëjë çdo gjë që do. Është një “vëlla” I talentuar, shumë i talentuar. Nëse vjen moment dhe është gati, ju e dini (dhe buzëqesh). Ai ka më të rëndësishmen, miratimin e familjes sime. Kështu ai la të kuptonte se vajzat e tij janë admiruese të artistit kanadez.

Dhjetë vjet më parë Drake pohonte se donte ta luante rolin e presidentit se ai ndiqte të gjitha fjalimet e Obamës dhe se mbërthehet nga figura e tij sa herë e sheh në tv.  Ai tha se ka mësuar përthyerjet e zërit të tij dhe se dinte ta imitonte mjaft mirë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...