Inis Neziri fituese e“New Wave” në Soçi të Rusisë

Ajo ka nisur garën me një këngë në gjuhën ruse, për të vijuar në dy netët pasardhëse me këngë në gjuhën shqipe.

Në mbrëmjen e dytë Inisi u prezantua me këngët me titull “Piedestal” këngë fituese e çmimit të tretë në “Fest 56” shkruar nga Gridi Kraja dhe Florian Zyka me orkestrim të Arben Nezirit.

Kjo këngë u dëgjuar vitin e kaluar edhe në skenën e “Drerit të Artë” në Brashovë të Rumanisë ku Inisi u shpall edhe fituesja e këtij edicioni jubilar. Në vitin 2018 Inisi  u shpall fituese e çmimit “Best Duet” në festivalin e Këngës Magjike.

Nderkohe ne Soçi në mbrëmjen e tretë Inisi interpretoi këngën e saj të re me titull ‘E theve”.

Në të trija mbrëmjet Inisi ishte kryesuese e garës.

Në fund gara ka rezultuar me trofe dhe kështu Inis Neziri kthehet në Shqipëri me një vlerësim tjetër të rëndësishëm për karrierën e saj të ndërkombëtarizuar që sapo ka nisur të njihet.

Inis Neziri u shpall edhe fituesja e edicionit të 18 të festivalit “New Wave”, të zhvilluar në Soçi të Rusisë. Bashkë në garë me Inisin ishin edhe 15 këngëtarë të tjerë.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...