Imagine Dragons rikthejnë “Birds”

Grupi “Imagine Dragons” rikthen në vëmendje këngën me titull: “Birds”. Kënga shoqërohet me një klip me personazhë si në filmat vizatimorë. Teksti flet për dëshirën për të fluturuar, por parë kësaj here në vizionin e një nëne dhe të fëmijës.

Kjo këngë pati edhe një version tjetër kur u këndua edhe nën shoqërimin e Elizës.

Në klip personazhi me krahë që edhe nuk i dëshiron, persekutohet nga kolegët e shkollës edhe pse ka në dallim nga ata edhe një hapësirë shumë të veçantë, siç është ajo e fluturimit.

Pavarësisht sesi e sheh e ëma, i riu në klip nuk pajtohet me gjendjen e tij të veçantë. Historia e tij përfundon tragjikisht kur gjatë fluturimit të dy bashkë, për shkak të një furtune, djali ai humbet nënën.  Kënga përfundon me ngjitje deri në qiell. Kësaj here nuk rindërtohet më miti i tij por rishfaqet figura e nënës e kthyer në një ëngjëll të artë.

“Birds” është në versionin Deluxe të albumit me titull “Origins” që doli në vitin e kaluar. Kënga është shkruar nga i njëjti autor Joel Little i cili ka shkruar edhe  një tjetër sukses siç është:  “Whatever It Takes”.

Imagine Dragons po përgatitet për një mega koncert në kuadër të festivalit Rock në  Rio në 6 tetor. Këta muzikantë janë mësuar edhe me interpretime në skena të mëdha ku në fillim të muajit qershor i pamë edhe në hapje të finales së UEFA Champions League 2019.  Në 14 korrik lideri i këtij grupi Dan Reynolds mbushi 32 vjeç.

Ai i ka kaluar 10 vitet e fundit në botën e muzikës ndërkombëtare. Grupi ka nisur që prej vitit 2008 dhe sot konsiderohet si një ndër më të mëdhatë e muzikës indie rock.

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...