“I Will Always Love You” suksesi planetar i një kënge

Në vitin 2002 kanali televiziv VH1 realizoi një sondazh lidhur mekëngët më të mira të të gjitha kohërave sipas dëgjuesve.

Pas këtij sondazhi kanali televiziv doli në përfundimin se kënga “I Will Always Love You” një sukses i të ndjerës Whitney Houston, rezultoi sipas të anketuarve si kënga më e mirë e të gjitha kohërave.

Emri i Whitney është ende planetar. Por sukseset e divës me zërin e pakrahasueshëm nuk numërohen. Disa muaj më parë në vëmendjen e publikut doli edhe një këngë tjetër e saj.  Në fillimet e viteve 90 Whitney kishte rregjistruar një version të saj sipas këngës së Steve Winwood me titull “Higher love”.

Kjo këngë nuk u transmetua asnjëherë, por mbeti pjesë e edicionit japonez të albumit „I’m Your Baby Tonight” të vitit 1990.

Kënga u soll  në korrik në versionin remix nga Kygo dhe rezultoi të jetë një sukses i vërtetë.

Falë marrëveshjes mes trashëgimtarëve të Houston-it që ndërroi jetë në  vitin 2012 dhe Primary Wave, një shoqatë e specializuar në marketingun e pjesëve të konsideruara si “klasike”, edhe Whitney Houston do të rikthehet në skenë pas vdekjes.

Një hologramë e divës legjendare do të interpretojë disa nga këngët e saj të famshme. “I Wanna Dance With Somebody (Who Loves Me)” dhe  “The Greatest Love of All” mbështetur nga bendi origjinal dhe nga këngëtarët back-up, mes të cilëve edhe vëllai i saj Gary.

Deri në këto çaste Pat Houston që është edhe gruaja e vëllait të këngëtares dhe ekzekutuesja e testamentit,  kishte refuzuar çdo ofertë për komercializimin e suksesit të kunatës së saj, por tani ka ndërruar mendje.

Përveç këtij turneu me hologramë pritet edhe një muzikal në Broduei, një shfaqje në stilin e Las Vegasit dhe një album me pjesë të padala deri tani por që janë në duart e shtëpisë diskografike “Sony”.

E gjitha kjo me qëllimin për të rizgjuar fuqinë komerciale të një marke të famshme të mbetur “si ëndërr”.

Një hologramë pritej të debutonte që në vitin 2016 me Christina Aguilera-n por trashëgimtarët e artistes u tërhoqën në çastin e fundit: “nuk ishte ende koha për të qenë në lartësinë e duhur”.

Në kulmin e saj Houston ishte një makineri parash me 11 këngë “number one” dhe dhjetra milionë albume të shitura në gjithë botën.

Në vitin 1992 me filmin “Bodyguard” ajo u bashkua me atë grup të vogël yjesh që ishin njëlloj të aftë për sukses si në muzikë ashtu edhe në kinema. Trashëgimtarët u përpoqen ta ruanin atë reputacion.

Para se të vdiste kishte shumë negativitet rreth emrit të saj. Nuk flitej më për muzikën, skandalet personale kishin errësuar trashëgiminë e saj dhe njerëzit kishin harruar sa e madhe ishte”, ka thënë Pat Houston.

Përfitues të kesaj marrëveshjeje janë edhe nëna e Whitneyt dhe dy vëllezërit e saj Gary dhe Michael.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...