Hyjnorja Callas në Itali

Zëri i saj është i pakrahasueshëm. Ariet më të famshme të karrierës së saj, eleganca dhe pamja e saj me fustanin bardhë dhe shallin e kuq do ta sjellin hyjnoren Callas edhe njëherë në skenë. Në një mbrëmje të vetme ajo do të vijë për publikun në Itali edhe në tridimensional. Efekti, siç është premtuar nga organizatorët, do të jetë emocionues. Kështu bën të ditur agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Në skenë ajo do të vijë në Gran Teatro Geox të Padovas, në 15 nëntor 2019 bashkë me Bohemian Symphony Orchestra Prague drejtuar nga Eimear Noone që e ka studiuar jashtëzakonisht mirë kanton e divës.

Në monitor përmes disa projektorëve do të projektohet portreti i saj me një teknologji lazer shumë të sofistikuar nga kompania kaliforniane Base Hologram.

Kjo teknologji do të bëjë të mundur jo vetëm zërin e saj por edhe anën skenike të këngëtares në cdo detaj të saj edhe të gjesteve.

Pasi shëtiti në të gjithë botën në vitin 2018 në SHBA dhe në Amerikën e Jugut dhe më pas Londër, Amsterdam, Bruksel, Paris, Lion, Zyrih dhe Hamburg.

Në hapje të koncertit do të jetë Uvertura e Gazza Ladra-s dhe e më tej ariet nga Romeo dhe Xhulieta e Gunosë, nga Makbethi i Verdit tek Karmeni i Bizësë, Wally e Katalanit, Hamleti i Thomasit, tek Xhokonda e Ponchielli-t për të përfunduar me Casta diva e Vissi d’arte që janë kryevepra që e bënë të pavdekshme.  Tashmë ka dalë edhe faqja e parë zyrtare kushtuar Maria Callas maria-callas.com.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...