Historia pas këngës “Aty ku rriten trëndafilat e egër”

Cila ishte Elaiza Dei (Elisa Day) që Nik Keiv (Nick Cave) e bëri këngë dhe e këndoi me Kaili Minoug (Kylie Minogue)

Kënga “Where the wild roses grow” (Aty ku rriten trëndafilat e egër), që këndohet nga Nik Keiv i zymtë dhe e “këndshmja” Kaili Minoug, i referohet vrasjes së një gruaje nga i dashuri i saj. Duke kënduar të alternuar rrëfejnë secili nga ana e tij, njohjen e tyre. Dashuria që i bashkoi dhe shëtitja vdekjeprurëse në lum. Aty ku burri, vrau të dashurën e tij me një gur.
“Kur shkrova “Aty ku rriten trëndafilat e egër” kisha Kylie në mendjen time”, tha Keiv, që kërkonte këngën e duhur, me të cilën do të bashkëpunonte me bashkatdhetaren e tij. Kur kompozoi “Aty ku rriten trëndafilat e egër”, ia dërgoi dhe sigurisht Minoug pranoi, pasi bashkëpunimi me Keiv ishte për të ngritje artistike.

Keiv u frymëzua për këngën kur dëgjoi tradicionalen “Down in the Willow Garden”,(Poshtë në kopshtin e Willow), në të cilën një burrë vret të dashurën e tij të bukur dhe e hedh në lumë. Në vargjet: “Aty ku rriten trëndafilat e egër” fillimisht përshkruan dashurinë e tyre të rrufeshme.
Nik Keiv : Nga dita e parë që e pashë, e dija se do ishte një dhe e vetme.
Shihte brenda syve të mi dhe buzëqeshte, sepse buzët e saj kishin të njëjtën ngjyrë me trëndafilat që rriten në lumë, të përgjakshëm dhe të egër.

Kaili Minoug: Kur trokiti në derën time dhe hyri në dhomë, të ngjethurat u larguan brenda në sigurinë e përqafimit të tij, do bëhej i pari im, dhe me kujdes fshihu me dorën e tij lotët që derdheshin mbi fytyrën time.

Cila ishte Elisa Day? Emri Elisa Day që përdor Cave në këngën e tij i referohet një gruaje e cila, sipas legjendës, jetonte në Europë në periudhën mesjetare dhe të gjithë thoshin se bukuria e saj krahasohej me trëndafilat e egër që rriten në brigjet e lumit. Vazhdimi i këngës.

Nik Keiv : Ditën e dytë i ofrova një lule, ishte gruaja më e bukur që kisha parë dhe i thashë: “E di se ku rriten trëndafilat e egër kaq ëmbël, të kuq dhe të lirë?”

Kaili Minoug: Në ditën e dytë erdhi vetëm me një trëndafil të kuq dhe tha: “Do më japësh ndienjën e humbjes dhe vuajtjen tënde?” I bëra shenjë me kokë “po”, teksa isha shtrirë në shtrat tha: “në qoftë se të tregoj trëndafilat, do të më ndjekësh nga pas?”

Sipas legjendës mesjetare, e cila ka karakteristikat e këngëve popullore, vajzën e dashuron një burrë i cili mbërriti në qytet. Ai iu afrua dhe i kërkoi të shkonin në lumë. Atje e vrau, e goditi me një gur në kokë.

Kaili Minoug: Ditën e tretë më shpuri te lumi, më tregoi trëndafilat dhe u puthëm dhe gjëja e fundit që dëgjova ishte një fjalë pëshpëritëse në çastin që u gjunjëzua mbi mua me një gur në grushtin e tij.

Nik Keiv : Ditën e fundit e shpura atje ku rriten trëndafilat dhe u shtri në breg, era frynte e lehtë si vjedhës teksa i dhashë puthjen e lamtumirës.Thashë, “E gjithë bukuria duhet të vdesë” dhe u përkula dhe mbolla një trëndafil në mes të dhëmbëve të saj.

Kaili Minoug: Më thërrasin trëndafil i egër, por emri im ishte Elaiza Dei. Pse më quajnë kështu, nuk e di, emri im ishte Elaiza Dei.

/Ngjarje Botërore/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...