Historia e një prej këngëve më të kënduara në botë
“Besame Mucho” është një nga baladat erotike më të bukura të shkruar ndonjëherë. Historia e një prej këngëve më të kënduara në botë, interpretuar nga artistë të mëdhenj, në mesin e tyre Plácido Domingo, Frank Sinatra, Julio Iglesias, Andrea Bocelli, Cesar Évora, Beatles. Nuk është rastësi që në vitin 1999 u njoh si kënga më e kënduar në botë dhe e para në këngët diskografike në Meksikë. Krijuar nga kompozitorja meksikane Consuelo Velázquez në 1940. Impresionuese është që e shkroi, kur ishte vetëm 15 vjeçe … e dashuruar. Absolutisht e papërvojë në dashuri, një vajzë të vogël që, siç kishte pranuar, nuk kishte shijuar as edhe një puthje. Kishte dëgjuar, se ishte mëkat. Megjithatë, instinkti, së bashku me imagjinatën e saj, krijuan një nga këngët më të famshme në botë. Kjo është ndoshta arsyeja pse vargjet e saj përmbajnë një agoni në lidhje me çfarë do të ndodhë: “Puthëm më shumë, sepse kam frikë se mos të humbas” Velázquez u frymëzua për këtë këngë nga pjesa për piano “Quejas, o la Maja y el ruisepor” të vitit 1911, nga një suitë e kompozitorit spanjoll Enrique Granados, që pesë vite më vonë, e përfshiu atë si “Aria of the Nightingale” në operën me të njëjtin emër. Besame Mucho është e njohur në anglisht si “Kiss Me Much”, “Kiss Me Again”, “Kiss Me Again and Again”. Eshtë përkthyer në më shumë se 20 gjuhë, disa shembuj … “Embrasse-moi fort”, “Stale Ma Bozkavaj”, “Suutele minua”, “Mara beboos”. I pari që regjistroi këngën ishte Emilio Tourero, e cila që nga ajo kohë është interpretuar nga shumë artistë të mëdhenj nga e gjithë bota. E fundit u luajt në filmin “Let it Be”, por edhe në të tjera dhe u përdor në shumë soundtracks. — Më puth, më puth shumë Si të ishte sonte hera e fundit Puthëm, puthëm shumë Sepse kam frikë se do të të humbas Do të humbas më pas Dua të shoh veten në sytë e tu Që të të kem shumë afër meje, të të shoh pranë meje Mendomë nesër, të jem shumë larg Shumë larg nga këtu. Më puth, më puth shumë Si të ishte hera e fundit sonte. Më puth, më puth shumë Sepse kam frikë se do të të humbas, do të të humbas më pas.
/Ngjarje Nga Historia Botërore/