Gruaja në industrinë muzikore

Studime të ndryshme kanë pasur në qendër edhe pozicionin e gruas në industrinë e muzikës.

Sipas një studimi të kryer nga USC Annenberg Inclusion Initiative  vetëm 22% nga interpretuesit e 600 këngëve më të njohura të periudhës mes viteve  2012-2017 janë femra.

Sipas studimit në fjalë 12 përqind e kompozitoreve janë femra.

Në Evropë 20 % e kompozitorëve dhe shkruesve të teksteve që janë të anëtarësuar në shoqatat e të drejtës së autorit janë femra.

Në Amerikë dhe Kanada femrat përbëjnë 6 % të producentëve të njohur.

Sipas womeninmusic.org mund të pohohet se përqindja e femrave në muzikë nuk e kalon mesataren prej 20%.

Roli i femrave në industrinë muzikore, lehtësia me të cilën ato punësohen në këtë fushë, përvojat vetjake të suksesit dhe statistikat që lidhen me numrin e grave në fusha të ndryshme janë shpesh objekt i diskutimeve të ndryshme.

Përkushtimi ndaj punës, të dëshmuarit aftësive dhe këmbëngulja janë disa nga tiparet që ndihmojnë një të punësuar të ngjitet në nivelin e hierarkisë.Por sa i takon aspekteve gjinore në qendër të vëmendjes nuk duhet të jetë më përpjekja e gruas për të treguar se ka të njëjtat të drejta si burrat apo të bëjë ndonjë krahasim me ta. Përpjekja duhet të jetë përqëndrimi, çuarja deri në fund e detyrimeve dhe paraqitja e aftësive individuale.

Është shumë e rëndësishme që femrat të mbështesin njëra tjetrën por po aq e rëndësishme është që brezi i ri të ndjehet i vlerësuar.

Megjithatë edhe pse në dukje femrat janë aktive në industrinë muzikore, në realitet kjo përqindje tek interpretueset nuk është më e madhe se 22 përqind. Kur bëhen nëna karriera kalon në plan të dytë. Shumë femra heqin dorë sepse bëhen nëna pikërisht në atë moshë kur kanë mundësinë të rriten në profesion. Në këtë mënyrë karriera vjen e vendoset në plan të dytë. Në mënyrë që femrat të kenë më shumë pjesëmarrje në industrinë muzikore, ato duhen nxitur të aplikojnë ato profesione që i ushtrojnë burrat. Për shembull mund të luajnë edhe në instrumente të caktuara. Mund të jenë menaxhere më të mira sepse kanë cilësinë e të qenët më mbrojtëse,  në booking po ashtu mund të jenë mjaft të zonja sepse kanë në natyrë një përzierje të autoritetit me butësinë.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...