Glastonbury 2019, adoleshenti bën histori në festivalin e njohur

Glastonbury është një nga festivalet më të mëdhenj të muzikës në botë ku ata që marrin pjesë bëjnë disa shfaqje spektakolare dhe shpesh ndodhin edhe çaste të paplanifikuara dhe spontane?

Alex Mann është një adoleshent 15 vjeç nga Wellsi, Somerset që në këtë festival u kthye në një sukses brenda natës. Ai u ngjit në skenë bashkë me rreperin Dave dhe këndoi bashkë me të.

Në nje video të postuar nga BBC,  shihet Dave që gjatë shfaqjes pyet njerëzit e shumtë të pranishëm nëse dinë vargjet e këngës „Thiago Silva”.

Kjo këngë i kushtohet futbollistit brazilian që është edhe lojtar i Paris Saint-Germain. Alex hipi mbi shpinën e një shoku i bënte me shenjë rreperit duke i treguar bluzën që të tërhiqte vëmendjen.

Dave e pyeti nëse i dinte vargjet dhe Alex nisi të këndojë, kështu rreperi u bind dhe e thirri në skenë. Adoleshenti do të duhej të kendonte vetëm vargjet që në këngë i këndon Aj Tracey, bashkëpunëtori i Dave në këngë.

Por ai ishte aq i rrjedhshëm sa e dinte të gjithë këngën duke i lënë të gjithë me gojën hapur. E gjithë ajo masë e madhe njerëzish patën një pëlqim të menjëhershëm për të dhe nisi të thërriste emrin e tij.

Gazeta The Guardian e mori në intervistë djaloshin pas Festivalit dhe mësoi prej tij se kjo ishte dita më fantastike e jetës së tij. Kjo ishte një përvojë e paharrueshme, aq më shumë kur ai merrte pjesë për herë të parë në festival.

 “Kur isha në skenë Dave më vështroi dhe më tha se nëse bllokohem apo nuk i di vargjet ta shoh atë në sy dhe ai do të më ndihmonte. E kam dëgjuar këtë kënge shumë herë, të jem i sinqertë, por kur u ngjita në skenë isha i shqetësuar. Besoja se nuk do i dija të gjitha vargjet, por ja dola”.

Pas kësaj edhe futbollisti Thiago Silva u shpreh se donte të fliste ne telefon me Alex, por ende nuk janë dëgjuar.

“Ende nuk kam folur me të. Nuk jam i sigurtë çfarë do t’i them. Më pelqen shumë si lojtar, kështu që mbase këtë do t’i them”, ka thënë Alex.

Dave  që është edhe një artist dhe kompozitor nga Londra u ofrua t’i qëndrojë pranë Aleksit sidomos nëse fama do të jetë e tepërt për të.

“Shumë njerëz kanë nisur te më ndjekin në Tweitter dhe  Instagram, të më bëjnë like në të gjitha postimet, por nuk do të lejoj që kjo të më rrisë mendjen”, ka thënë Alex.

Ai nuk mendon të bëjë karrierë në muzikë, por do të donte të ngjithej edhe njeherë ne skenë krah Deivit, madje të jetë edhe në një video me të.

Për të gjithë ata që kanë menduar se kjo ka qenë e sajuar, Dave ka thënë se “ishte 100% natyrale, thjesht kjo ndodhi. E kisha parë vetem një herë live në një koncert në Bristol”.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...