Gigi D’Alessio, vjeshtë e artë për artistin e skenës

Vjeshtë e artë për Xhixhi D´Alesion (Gigi D’Alessio): muzikanti i njohur vjen me një album që titullohet “Ne të dy”. Në këtë album fjala është për artistin dhe hijen e vetë. 11 këngë,  atmosferë napolitane dhe një rregjistrim me të famshmen London Symphony Orchestra.

Ai ka bashkëpunuar me orkestrën prestigjoze për një nga këngët e tij më të njohura “Non dirgli mai”.

Kjo këngë që është si «l’Albachiara” e Vasco Rossi-t dhe “il Piccolo grande amore” e Baglioni-t;

Në konservatoret italiane kjo këngë studiohet si traktat i harmonisë.

Ky album është i pjekur, i pasur dhe i plotë dhe me shumë duete: Giusy Ferreri, Luché, Emis Killa, Gué Pequeno dhe Fiorella Mannoia. Artistja ishte shprehur se do të këndonte këdo, edhe këngët e Xhixhi Dalesios. Ai e ftoi dhe ajo pranoi e prekur.

Në këtë album mungon  Anna Tatangelo, sepse “nëse do të ishte dhe do të këndonim bashkë, rrezikonim të bëheshim si Al Bano dhe Romina”.

Në 29 nëntor ai do të jetë në një shfaqje në tri mbrëmje ne RaiUno. Në 2020 mbetet për t´u parë por i është thëne se nëse “The Voice” do të mbahet, karrigia e parë do të jetë e tij.

Lidhur me Sanremon…”Po të më ftojnë…” thotë kantautori. “Këtë vit me Amadeusin festivali është në duar të mira… Më ka mbetur vetëm titulli “Maestro, është një titull që më pret si  muzikant i diplomuar. Por më pëlqen të më thërrasin Xhixhi”, ka thënë muzikanti.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...