Gëzuar ditëlindjen Maestro!
Sot e premte 22 janar Opera Shtetërore e Vjenës do të mbajë një shfaqje të njohur si “Nabucco” e Xhuzepe Verdit. Ky prodhim mban firmën e regjizorit Günter Krämer.
Pa prani të publikut në sallë, por që do të përcillet drejtpërdrejtë në faqen e internetit të institucionit, ky aktivitet do të shënojë edhe 80 vjetorin e tenorit të shquar Placido Domingo. Artisti i madh ka lindur në 21 janar 1941 në Madrid.
Placido Domingo do të jetë që do të ketë rolin kryesor në këtë vepër.
Krahas tij do të jenë sopranoja Anna Pirozzi, basi Riccardo Zanellato dhe tenori Freddie De Tommaso. Dirigjenti i shfaqjes do të jetë Marco Armiliato.