Fundjava sjell Elina Dunin në Prishtinë
Fundjava pret në Prishtinë një nga këngëtaret e dashura shqiptare Elina Dunin. Më 22 qershor, tek “Koshat” e parkut të Gërmisë Elina dhe miqtë do të ftojnë adhuruesit e muzikës së tyre në një mbrëmje muzikore edhe grupe të sapoformuara të të rinjve të muzikës alternative.
Asgjë Sikur Dielli, SYTË, Kalàscima, Les Coureurs de Rempart, Rubin Beqo dhe Ylli Megi- këta janë disa nga muzikantët që do të interpretojnë të shtunën.
Për të gjithë të interesuarit biletat gjenden në Kioskën e Informacionit në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në “Rave Travel”.
/Opusalb/