Frymë e re, ambicje të mëdha

  • shkup 2
  • shkupi 1
  • shkup 3

Më datë 28 shtator 2020, në sallën e Muzeut të luftës maqedonase, Shoqata Kulturore Artistike “Mrika”, organizoi koncert përartdashësit e kryeqytetit nën slloganin “Muzika bashkon gjeneratat”.

Në fakt, e vërteta është që kjo shoqatë kulturore-artistike nuk bashkoi vetëm gjeneratat, por kaloi mbi një koncept më largpamës duke bashkuar edhe orkestrën kamertale shqiptare me instrumentistë, këngëtarë dhe dirigjentë të talentuar të Maqedonisë së Veriut.

Në një kuadër të tillë, ata ishin kujdesur për një program të zgjedhur dhe me shije artistike të përfaqësuar nga kompozitorë të shquar botëror si: Antonio Vivaldi “Simfonia in c-majorrv 112”, Georg Frederik Hendel“Messiah, every valley shall be exhalted”,“Ombramaifu”,Christoph Willibald Gluck “Che faro senzaEuridice”,PyotrIlyich Tchaikovsky “String quartet no.1”, Vincenzo Bellini “Vaga luna che inargenti”, Barcarola Napoletana“Santa Lucia”dhe një këngë të vjetër dashurie nga Shime Dhënshpali“Dashnor tubana”.

Koncerti u hap nën frymën e stilit barok, të kompozitorit Vivaldi dhe nën interpretimin e orkestrës kamertale shqiptare të udhëhequr nga dirigjenti Behar Veseli. Si rrjedhojë për këtë, orchestra bashkë me dirigjentin Veseli, përcollën denjësisht gjithë elementet e një vepre më cilësi të arrira artistike.

Rrjedha e veprave në vazhdimtëprogramit, i takonin tenorit të talentuar shqiptar Ismet Vejseli.

Mënyra e interpetimit, teknika dhe muzikaliteti i tij, ishin pjesë e pandashme e secilës vepër që ai interpretoi me majft mjeshtëri artistike.Mbi të gjitha, ai qëndroi gjithmonë i gatshëm dhe i kujdesshëm të bashkëpunonte në momentet e duhura, por jo vetëm, me dirigjentin si dhe orkestrën kamertale që e përfaqësonte.

Pas veprave të bukura që interpretoi Vejseli, tashmë ishte radha e duetit të mbrëmjes me të ftuarin special tenorin Shinasi Ramadan.

Ata sëbashku interpretuan këngën e vjetër napolitane “Santa Lucia”.

Megjithatë, në këtë rast nuk mund të mohojmë faktin që ky duet ishte edhe pjesamë e bukur e koncertit në të gjitha pikëpamjet artistike. Natyrshëm, mes dy tenorëve rrjedh te harmonia e qartë si dhe kujdesshmëria që ata krijonin gjatë interpretimit të këngës në momentet më delikate të saj.

Kjo mbrëmje me vleraartistike, përfundojë nën tingujt e bukur të muzikës shqiptare e më saktë të këngës “Dashnor t’u bana”.

Një përzgjedhje majft e veçantë, por megjithatë krijoi atmoferën e bukur dhe romantike që mbart në vetvete kënga në fjalë.

Në përgjithësi, kryeqyteti jonë po fillon të ketë frymë të re dhe ambicje të mëdha artistike.

Kjo ambicje dhe kyrrugëtim i ri i traditës së muzikës së kultivuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, i domosdoshëm për vendin dhe artdashësit, shpresojmë të jetë një gur i hedhur mbi një të ardhme të ndritur artistike të vendit.

Jesir Hoxha–Muzikolog

 

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...