Fituesit e Carl Nielsen International Competition 2019

Nga data 21 deri në 31 mars 2019 u mbajt konkursi Carl Nielsen International Competition 2019″, një nga më prestigjozët ku pjesëmarrësit garojnë në tri disiplina: violinë, flaut dhe klarinetë. Tashmë konkursi ka shpallur edhe fituesit. Presidenti i këtij konkursi është Nikolaj Szeps-Znaider.Cdo vit ky konkurs mbahet në Odense, qyteti i lindjes i kompozitorit të njohur. Këtë vit edicioni priti 72 pjesëmarrës.

Çdo fitues i çmimit të parë merr një shpërblim prej 12 mijë eurosh dhe një rregjistrim solo me Odense Symphony Orchestra për një album me shtëpinë diskografike “Orchid Classics” si dhe mundësinë të interpretojë me 10 orkestrat nga më të mirat si: Leipzig Gewandhaus Orchestra, New Japan Philharmonic, Orchestra Filharmonica di Torino, Oslo Philharmonic, Gothenburg Symphony, Norrköping Symphony Orchestra, Royal Stockholm Philharmonic, Swedish Chamber Orchestra, Swedish Radio Orchestra, Magdeburgische Philharmonie, Aalborg Symphony Orchestra, Aarhus Symphony, Copenhagen Phil dhe ajo që organizon konkursin Odense Symphony Orchestra.

Juria e këtij edicioni përbëhej nga Nikolaj Szeps-Znaider (violin), Paul Meyer (klarinete) dhe Karl-Heinz Schütz (flaut). Ata shpallën tre fituesit për secilën kategori në një ceremony që u mbajt në vendlindjen e kompozitorit danez. Në vendin e parë në kategorinë e violinës u shpall 18 vjecari suedez Johan Dalene, në disiplinën e flautit  24 vjecarja franceze Josephine Olech. Në vendin e parë në kategorinë e klarinetës u rendit slloveni  24 vjeçar Blaz Sparovec.

Një klarinetist italian pas 22 vjetësh arrin një vend nderi në “Carl Nielsen Competition”, një nga konkurset më të rëndësishme muzikorë. 22 vjeçari roman Aron Chiesa zuri vendin e dytë në konkursin ndërkombëtar që mbahet në Danimarkë ku ai interpretoi Koncertin për Klarinetë të Moxartit dhe të Nilsenit me Orkestrën Filarmonikë të Kopenhagës. Në vendin e parë u rendit klarinetisti slloven Blaz Sparovec. Pavarësisht moshës së re ai është klarineta e parë e Sinfonieorchester e Bazelit të Zvicrës dhe mban të njëjtin pozicion në orkestrën  Opera Royal të  Wallonie të Liezhit në Belgjikë. Muzikanti roman që është i diplomuar në Konservatorin “Briccialdi” në Terni para 5 vitesh me maksimumin e pikëve dhe më vlerësim dhe cilësim nderi është fitues i shumë cmimeve ndërkombëtare dhe ftohet shpesh si klarinetë e parë në Orkestrën e Teatrit të Operës së Romës si fitues i audicioneve të vitit 2015 dhe 2016.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...