Fillim i mbarë për Festivalin Kosova KamerFest 2019

Adhuruesit e muzikës klasike u bashkuan  tri mbrëmje të shkuara në koncertin e parë të 20-vjetorit të Festivalit Kosova KamerFest.

Nata e hapjes e titulluar jo pa qëllim “KamerFest Fishekzjarrët”  solli për publikun edhe një mbajtës trofeu. Fituesi i Çmimit të Parë në konkursin prestigjioz “Tchaikovsky”, Denis Shapovalov, u shoqërua nga Orkestra e Harqeve e festivalit dhe bashkë sollën tingujt e veprave të  Vivaldit, Rossinit etj.

Bashkë me të edhe instrumentistët e harqeve të Orkestrës së KamerFestit që Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare – në Prishtinë i dhanë mirëseardhjen publikut të këtij edicioni.

Në koncertin e dytë publiku i pranishëm sërish mundi të ndjekë nga afër violonçelistin e njohur rus Shapovalov dhe pianisten e njohur bullgare Daniela Dikova.

Në dallim nga edicionet e kaluara ky përvjetor jubilar i KamerFestit do të mbahet në 14 mbrëmje duke nisur prej 17 shtatorit deri në 17 nëntor 2019.

13 koncerte nga të cilat dy tashmë janë mbajtur dhe i treti pritet të mbahet në datën 4 tetor, do të zhvillohen në në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Koncerti përmbyllës “si qershia mbi tortë” do të jetë në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë.

Këtë vit Kamerfesti do të bashkojë  në Prishtinë rreth 40 instrumentistë të cilët do të pasurojnë jetën artistike të qytetit në mbrëmjet muzikore.

Pjesëmarrës në këtë edicion janë: Rron Bakalli, Pleurat Doli, Andi Duraku, Klaudio Zoto, Eric Courreges, Fjorda Veizaj, Vienna Pacific Quartet, Gregory Charette, Margaret Burns, Era Kume, Antonio Gashi, Yesim Gokalp etj.

Nuk do të mungojnë as në këtë vit mundësitë për instrumentistët e rinj vendas të cilët do të kenë rastin të ndjekin edhe masterklasat që pjesëmarrësit në festival organizojnë për ta.

Mbrëmja e tretë koncertore do të bashkojë “Evropën dhe Amerikën në këngë: bukuria transatlantike risjell në skenë pianistin e njohur dhe pjesëmarrësin e shumëfishtë në këtë aktivitet, Derek Han. Bashkë me të sopranoja amerikane Catherine Wethington dhe e ftuar flautisja nga Kosova Zanë Abazi.

Koncerti i tretë i KAMERFEST Kosovës do të zhvillohet në datën 4 tetor 2019 në orën 20.00.

Drejtorja artistike e këtij Festivali është e mirënjohura violiniste, Sihana Badivuku.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...