Filarmonia e Kosovës sonte me “Simfoninë nr. 9” të Beethovenit

Do të interpretohet në këtë mbrëmje në  sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë vepra e njohur “Simfonia Nr. 9”  e kompozitorit të shquar Ludwig van Beethoven. Kori dhe orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të drejtohen nga dirigjenti  Toshio Yanagisawa, i cili ka një bashkëpunim të gjatë disa vjeçar me këtë Orkestër.

Bashkë me korin dhe orkestrën do të jenë edhe katër këngëtarë lirikë, të njohur për publikun si: baritoni Armando Likaj, sopranoja Arta Jashari, mexosopranoja Vikena Kamenica dhe tenori Liridon Sadriu.

Për të interpretuar bashkë në këtë të mërkurë të 26 qershorit do të jenë instrumentistë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilët bashkë me instrumentistët vendas do ta çojnë numrin e pjesëmarrësve në orkestër në 110.

Koncerti i kësaj mbrëmjeje i kushtohet përvjetorit të 20-të të çlirimit të Kosovës dhe mbahet pikërisht në kuadër të aktiviteteve që qyteti i Prishtinës ka organizuar për këtë jubile.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...