Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës “ReMusica” sjell sonte artistët nga Kosova
Festivali Ndërkombëtar i Prishtinës “ReMusica” rikthehet sonte. Protagonistët e kësaj mbrëmjeje muzikore do të jenë violinisti Visar Kuçi dhe pianistja Lirika Pula Kasapolli.
Për ta ndjekur interpretimin e programit të tyre mund të vizitoni faqen zyrtare të Festivalit:
Koncerti nis në orën 21.00.
Artistët nga Kosova violinisti Visar Kuçi (violinë) dhe pianistja Lirika Pula-Kasapolli do të interpretojne nga “Salla e Kuqe” në Prishtinë dhe do të sjellin vepra që më parë nuk janë luajtur në Kosovë.
Në program janë vepra nga: Lili Boulanger dhe Calliope Tsoupaki. Një nismë e tillë e përfshin Festivalin “ReMusica” në hartën e nismës “Festivals for Compassion”. Në program janë edhe vepra nga: Esat Rizvanolli, Debussy dhe Franck.
Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës “ReMusica” nisi më 7 shtator 2020
Këtë vit për shkak të rrethanave të pazakonta, Festivali po vjen në një format të ri.
Ai ka në moton e tij fjalët e shpresës dhe të ringjalljes. Për këtë edhe organizatorët e kanë emërtuar këtë edicion të veçantë “RISE”. Festivali po mbahet nga data 7 deri në 21 shtator.
Shtatë koncertet e këtij edicioni po mbahen në datat: 7, 9, 11, 14, 16, 19 dhe i mbylljes më 21 shtator.
Drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës ReMusica është Donika RUDI.
/Opusalb/