Ferndando Nina koncert me Orkestrën Simfonike të RTSH-së

Koncerti i së premtes së fundit të muajit qershor do të sjellë Orkestrën Simfonike të RTSH-së “Nderi i kombit” në sallën e Universitetit të Arteve.  Orkestra do të drejtohet nga dirigjenti Alessandro Calcagnile.

Në program do të luhen:
-W. A. Mozart: Uverturë nga “Le nozze di Figaro”
-J. Haydn: Koncert për violonçel, No. 1 në Do maxhor
-G. Rossini: Uverturë nga “Il Barbiere di Siviglia”
-G. Donizetti: Uverturë nga “Don Pasquale”
-G. Verdi: Uverturë nga “I Vespri Siciliani”
-P. Mascagni: Prelud dhe Intermezo nga “Cavalleria Rusticana”
-G. Puccini: Intermezo simfonike nga “Manon Lescaut”

Solisti i këtij koncerti do të jetë violonçelisti Ferndando Nina. Ai do të interpretojë koncertin për violonçel të Hajdenit në Do Maxhor. Koncerti do të mbahet në datën 28 qershor 2019, në orën 19.00

Fernando Nina njihet edhe për anën e tij “jo klasike”, më të cilën ai komunikon përmes tingullit të violonçelit. Me këtë instrument e me  këtë vizion ai luan edhe muzikën kontemporane,  jazz, moderne.

E veçanta e tij qëndron pikërisht në tingullin e vetëm të violonçelit me të cilin ai interpreton në  çdo orkestracion, përshtatje, kompozim të tijin apo  incizime të ndryshme.

Fernando Nina është gjithashtu i biri i një instrumentisti të njohur shqiptar, me kontribute të rëndësishme në kulturën muzikore shqiptare, violonçelistit Vangjel Nina.

Një javë më parë Fernando  ka publikuar edhe një remake të pjesës “Devil in I” nga Slipknot. Ky version i Fernandos është pritur mjaft mirë nga familja e madhe ndërkombëtare e këtij grupi.

Ndiqeni në vijim Fernandon në një version të tij të grupit heavy metal amerikan Slipknot.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...