Femrat thyejnë kufijtë gjinorë në muzikën klasike

Femrat po thyejnë kufijtë gjinorë edhe sa i takon muzikës klasike. Disa javë më parë edhe revista e kritikës muzikore Opusalb realizoi një intervistë me dirigjenten shqiptare Deniola Kuraja e cila po vijon të pasurojë dita-dites jetëshkrimin e saj muzikor.

Një kërkim i ri i kryer nga  faqja e muzikës klasike Bachtrack tregon se 8 nga 100 dirigjentët më të mirë të botës dhe 24 nga 100 dirigjentët bashkëkohorë janë femra. Ky numër sa i takon kompozitoreve është dyfishuar krahasuar me vitin 2017. Një kërkim i ri në muzikën klasike për vitin 2019, botuar në “Classic Fm” po tregon më shumë përparim për gratë kompozitore dhe dirigjente. Sot janë më shumë se çdo herë tjetër femra në skenë. dirigjentet sot përbëjnë 8 përqind të mjeshtrave botërore të dirigjimit. Shifrat që vijnë nga faqja e internetit e muzikës klasike Bachtrack. në vitin 2013 në këtë listë ishte vetëm një grua, dirigjentja amerikane Marin Alsop e ndërsa vitin e kaluar numri i rrit në 8. Numri është në rritje edhe sa i takon femrave kompozitore ku 24 nga 100 kompozitorët më të mirë bashkëkohorë janë të gjinisë femërore. Ky numër është dyfishuar krahasuar me vitin 2017. Në vitin 2019 kompozitorja britanike Cecilia McDowall, e njohur për veprat korale May We Singen dhe O Oriens ishte kompozitorja më shumë e vënë në skenë e pasuar nga Judith Weir, Anna Meredith dhe Jennifer Higdon. “Ka shumë interes për muzikën korale sot. Kjo tregon se është e shëndetshme”, thotë  McDowall.

Në një studim tjetër mjeshtri Letonez Andris Nelsons rezultonte si interpretuesi më i zënë me 132 koncerte dhe shfaqje opere që do të thotë se ai interpretonte një të tillë në tre ditë. Por ndërsa bota muzikore përgatitet 250 vjetorin e lindjes së Beethovenit kërkimet thonë se nga të gjitha koncertet e muzikës klasike të vena në skenë 13 përqind të tyre ishin me vepra të Bethovenit. Bethoveni ishte kompozitori kryesor i koncerteve i pasuar nga Moxarti dhe Bahu.

Simfonia nr.3 “Heroike” ishte dhe vepra më shumë e luajtur e vitit.

Mozarti është shumë popullor në botën e operës- ai ishte kompozitori i trete më shumë i vënë në skenë. Para tij qëndrojnë Verdi dhe Puçini.

Kërkimi i realizuar nga Bachtrack po ashtu ka vënë në pah një vlerësim për veprën e Klara Shumanit. Në vitin 2019 që ishte edhe 200 vjetori i lindjes së pianistes dhe kompozitores së shquar të shekullit 19, Shumani ishte kompozitorja  numër 44 më e interpretuara. Një vit më parë ajo renditej në vendin e 94.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...