Fan Noli Bethoveni dhe Revolucioni francez – Bethoveni autodidakt

Sipas legjndës, heroi nuk vete kurrë në shkollë dhe ska diplomë e as titull të ndonjë instituti mësimor. Heroi i merr rnësimet nga Ati i tij i shenjtë, me anë të zbulimeve ose të çdo  procesi tjetër mrekullues, që fatbardhësisht përjashton pyetje prozaike, provim, raport, tezë dhe disertacion. Në këtë punë, Betoveni ishte një hero ideal, dhe pra idhujtarët e heroit nuk i vuri përpara ndonjë problem i veshtire. Ai puthitej plotësisht me lënden partikuIare të besimit që kish të bënte me edukatën e heroit. Sipas Shindleri, “Edukata e Betovenit as nuk ishte posaçërisht e keqe as posaçërisht e mirë; ai pat kryer vetëm mësimet fillore dhe pat nxën edhe pak latinisht në një shkollë popullore.[1]) Nga ato që thotë Shindleri me mënyrën e tij diplomatike dhe të frenuar, duket qartë se edukata e mjeshtrit nuk ishte aspak e mirë; ose ta themi edhe më hapur, Betoveni nuk kishte edukatë qe vlen të përmendet, Shkarravitja e tij e palexueshme ështe shkrim i një analfabeti[2], kurse në aritmetikë ishte për të ardhur keq e i paaftë, Në librat e bisedimeve kemi shembuj mbledhjeje gabim, Megjithatë, ai përpiqet ta prefeksionojë diturinë e ti  në atë fushë, mbasi në librat gjejme nje hyrje me dorëshkrim të Betovenit: “Fr. Konig, Metodha me e lehtë e mesimit të aritmetikës per fëmijë, në një mënyrë tërheqëse, Edicion i rishkruar, në dy kapituj, 8 Pragë, 4 florinj e 30 korona.’[3] Fëmija që priste të mësonte artimetikë nga libra e Fr. Konigut ishte vetë Betoveni në moshën dyzetenëntëvjeçare. Per fat të keq, ai nuk përparoi shumë në atë subjekt. Në kohën që qe shtrirë ne shtratin e vdekjes kishte mbërritur në kaptinën e shumëzimit. I nipi i tij Karli, në Fletoret e bisedime i shpjegon se shumëzimi ështe një mënyrë e shkurtër e mbledhjes…[4] Pikërisht si Sokrati, që në qelinë e tij të vdekjes, pak më parë se të pinte qikutën, kish filluar të studionte heroikisht muzikën në pajtim me një urdhër të prerë qe i pat dhënë Apolloni në ëndërr.

Nga këto që u thanë më lart, një numër i mirë muzikologësh përfundojnë se Betoveni mbeti për gjithë jetën analfabet barbar, gjë që nuk është e vërtete. Kemi parë, për shembull se letrat e Betovenit zenë një vend të lartë në letërsinë gjermane. Në anën tjetër, ca shkrime të tij provojnë perfundimisht se ai ishte njeri me kulturë të Iartë, që kishte lexuar shumë dhe në atë mënyrë kishte  fituar  edhe edukatë. Nga letrat e tij, nga Shindleri dhe Iibraria private dimë çfarë librash pat lexuar. .Ja ku janë ca shkrimtarë me veprat e të cilëve ishte bërë Betoveni familjar: Homeri Sofokliu Euripidi, Demosteni, Platoni, Aristotell Plutarku Luçiani, Ciceroni, Ovidi, Taciti, Shekspiri, Ualter Skoti, Volteri, Rusoi, Kanti, Klopstoku Gëteja Shileri,Shturmi, poetët persiane.

   Kjo është vetëm një liste e pjesshme mbasi kanë shpëtuar vetem pak libra nga biblioteka private e Betovenit. Njera prej tyre është një ungjill,  që përmend Eduard Hervioti i cili e ka parë në Vjenë.[5] Betoveni ka qenë interesuar për letërsinë persiane nga një mik i bij, nga baron Hamer fon Ourgshtalli, orientalist i përmendur dhe një nga përkthyesit e parë të Omar Khajamit, i cili pat botuar në Vjenë një antologji të poetëve persiane[6] . Betoveni dinte mjaft edhe frëngjisht sa për të shkruar ndonjë letër me gabime në atë gjuhë[7] dhe që duhet të ketë lexuar ndonjë vepër te Volterit[8] e Rusoit, deri sa e zë ngoje atë të parin, kur përmend “Kontraten sociale”[9] të të dytit në Fletoret e bisedimeve. Ai dinte mjaft mirë edhe italisht sa për të gjetur një shprehje më ekspresive për kastrato.[10]

Betoveni e pat Iexuar Tacitin në përkthimin e Bahardit,[11] po sigurisht ishte i aftë të lexonte lehtë fragmente në origjinal, derisa zë ngoje rnaksima latinisht dhe herë-herë bën edhe shaka duke folur një latinishte rruge. Sidoqoftë, ai do të ketë përfituar Shumë nga Taciti, prejt të cilit mësoi të shprehej në stil epigramatik. Ja një epigram i Betovenit: “Pambarim janë mundimet tona. Vulgarizmi u jep fund të gjithave.[12] Ja edhe një tjetër: “Vetëm arti dhe shkenca e ngren njeriun në shkallën e hyjnive.[13] Eshtë shumë kuptimplotë që Betoveni thekson rëndësinë e shkencës në fillim të shekullit te nëntëmbëdhjetë.

Betoveni duhet të ketë lexuar edhe Kantin, mbasi zë ngoje pjesë të Kritikës së arsyes praktike[14] dhe përmend edhe Kritikën e arsyes së pastër[15]. Për ata që mund të imagjinojnë se ai s’ka pasur interes për të tilla vepra filozofike, përgjigjet vetë Betoveni në një letër dërguar Brajt Kopfit dhe Hertelit: “Edhe një gjë tjetër: “Për mua, s’ka hartim që është i tepërt për t’u mësuar. Jashtë kërkesave të bëra nga ana ime, së paku për të mësuar, jam përpjekur gjithmonë, që nga fëminija e këtej, që të kuptoj domethënien e së mirës dhe urtësinë e çdo shekulli. Eshtë turp për çdo artist që nuk mendon se është detyra e tij të bëjë të paktën kaq.[16] Letrat e Betovenit janë aty, për të provuar se kjo nuk është mburrje e kotë. Për kohën e tij ai ishte njeri me kulturë të lartë. Rizieri ka të drejtë kur thotë: ,”Kushdo që e quan Betovenin pa edukatë ka një mendim të gabuar për edukatën[17]

(Përktheu Nebil DINO)

 

[1] Shindler-Moschel, 1841, I, faqe 27-28.

[2] Gestern brachte ich einen Brief auf die Post wo man mich fragte wo der Brlef soll? -Ich sehe daher dass meine Schrift vielleicht ebenso oft aIs ich selbst missdeutet werde”. -Leter Cmeskllit 9 tetor 1813, Kastner-Kapp. f. 257.

[3] Fr. Konig, Die Leichteste Art den Kindrn das Rechmen auf eine angenehme Art beizubringen ate. etc., verbesserte Auflage, 8 Prag, 4 fl., 30 Kreuzer. Librat e bisedimeve. mars-maj 1819, Blatt lOb, f. 101.

[4] Thajer, Edicion.i anglisht, III, f. 277.

[5] Herriot, Beethoven, faqe 357.

[6] Geschichte der schonen Redekunste Persiens mit emer Blutenlese aus Zwehundert Persischen Dichtern Wien 1818, Heubner & Volk, 1818, f. 433

[7] ,”L’amitie de vous envers moi me pardonnera toutes les fautes contre la langue française, mais !a hate ou j’ecris la lettre et le peu d exercises et dans ce moment meme sans dictonaire français tout cela m’attire Surement encore moins de critique qu’en ordinairement”. Letter to Neate, 15 maj 1816, Kastner-Kapp, f. 349;

[8] “AIlein ch denke mit Voltaire, dass einige Muckenstiche ein mutiges Pferd nicht in seinem Laufe aufhalten. konnen”. -Lettër to Klein, 10 maj 1826, Kastner-Kapp, f.

806.

[9] Fletoret e bisedimeve, janar 1820, Blatt 61a, f. 279.

[10] “Virtuoso senza cujoni and in German “Ohne-Hoden-Mann”. Letter to Artaria, 1 tetor 1819, Kastner-Kapp,. f.522.

[11] Letter to Gleichtenstein, 13 qershor 1807, Kastner-Kapp, f. 106.

[12] “Unedlich unser Streben endlich macht die Gemeinheit alles”. -Letter to Bnmswick, 1812, Kastner-Kapp,.

  1. 221.

[13] ,,Denn nur die Kunst und die Wissenschaft erhohen den Menschen bis zur Gottheit”. -Letter to Emilie, 17 korrik 1812, Kastner-Kapp, f. 224.

[14] ,,.Das Moralische Gesetz in uns und der gestirnte Himmel uber uns”. -Thajer, Edicioni gjermanisht, III, f. 193.

[15] Letter to Ehlers, 1 gusht 1826, Kastner-Kapp, f. 814.

[16] Letër Brajtkopfit dhe Hertelit, 2 dhjetor 1809, Kas-.tner-Kapp, f. 148.

[17] Rizler, Betoveni, f. 44. 206

 Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...