Facebook blen të drejtat për videoklipet muzikore
Ka disa kohë që Fb po negocion me shtëpitë diskografike që të mund të ofrojë një shërbim shpërndarjeje për klipet muzikore. Sipas burimeve që citohen nga Bloomberg nëpërmjet kësaj, Fb dëshiron të rrisë oreksin e publikut për seksionin Watch.
Përfaqësuesit e FB po negociojnë me “Universal Music Group”, “Sony Music” dhe “Warner Music Group” në mënyrë që të shpërndajë klipet muzikore. Ndërkohë gjigandi i Zuckerbergut ka nisur të testojë me klipet në Tajlandë dhe në Indi.
Gjigandi i rrjeteve sociale kishte një marrëveshje me shtëpitë diskografike duke ju lejuar përdoruesve të përfshinin edhe pjesë të famshme në sfondin e klipeve që postonin online.
Por ende FB nuk kishte të drejtën të shpërndante një klip zyrtar të një kënge. Në Youtube klipet muzikore janë më të përhapurat. Dhjetra prej tyre tashmë kanë kaluar 1 miliardë shikues. Imagjinoni psh “Despacito” që të mos e gjesh më në Youtube por ta kesh në FB. Kjo do ta ngjiste shërbimin Facebook Watch në një nivel tjetër. Në qershorin e vitit 2018 në Instagram debutante edhe IGTV por nuk është se pati shumë sukses.