Ezio Bosso, muzika në zi për ikjen e artistit të dashur

Është ndarë këto ditë nga jeta muzikanti dhe artisti i njohur  italian, 48 vjecari Ezio Bosso. Media të ndryshme dhe njerëz, artdashës nga mbarë bota e kanë përcjellë me pikëllim ikjen e tij nga jeta.

Ezio Bosso do të mbahet mend dhe do të kujtohet jo vetëm për artin e tij, por edhe për shumë nga shprehjet e thëna që sidomos në këto ditë janë kthyer në më të shkëmbyerat në rrjetet sociale.

Mendime të shkurtra dhe mjaft të fuqishme të maestros i kanë dhënë atij një dimension edhe më të gjerë.

Ja disa prej tyre botuar në prestigjozen “Il messaggero”.

Muzika është magji e vërtetë, nuk është e rastësishme që dirigjentët kanë shkop si magjistarët. Muzika është një fat dhe është terapia jonë e vërtetë. Muzika është si jeta, mund të bëhet në vetëm një mënyrë: sebashku!

Muzika na ka mësuar gjënë më të rëndëishme që ekziston: të dëgjojmë. Muzika nuk është vetëm një gjuhë, por është një transhendencë, pra që na con përtej. Heshtjet kanë një tingull, edhe në muzikë. Nuk ekziston nota e fundit, është një e dhënë faktesh. Sepse nota e fundit që luan një instrument është edhe e para që nis një tjetër. Shkruaj sepse interpretoj, interpretoj sepse shkruaj. I qasem muzikës sime si të mos ishte imja. I qasem si interpretuesi kompozitorit.

Lidhur me sëmundjen

Kam hequr dorë të pyes veten “përse”. Cdo problem është një mundësi. Sëmundja nuk është identiteti im, është më shumë një cështje estetike. Ka ndryshuar ritmet e mua, jetën time. Herë pas here “avulloj”. Por nuk kam më frikë se më merr muzikën, sepse tashmë e ka marrë. Gjëja më e keqe që mund të bëjë është të më ndalë. Cdo ditë që vjen, është. E shkuara I duhet lënë dikujt tjetër. Jam një njeri me paaftësi të dukshme në mesin e shumë njerëzve me aftësi të kufizuar që nuk duken.

Jeta

Thuhet se jeta është e përbërë nga 12 dhoma. 12 dhoma në të cilat lëmë dicka nga vetja që të na kujtojnë. 12 dhoma që t’i kujtojmë kur të arrijmë tek e fundit. Askush nuk e mban mend dhomën e parë ku ka qënë, por kjo ndodh kur arrijmë tek e fundit. Dhoma do të thotë të ndalesh, por edhe të afirmohesh. Për hir të nevojës, kam kaluar edhe nëpër dhoma imagjinare. Sepse jeta më dha të hyj në një të tillë që të jem i sinqertë, as nuk është simpatike për mua. Është një dhomë ku e gjej veten të bllokuar për kohë të gjatë, një dhomë që behët e errët, shumë e vogël por edhe shumë e madhe njëkohësisht saqë është e pamundur të përshkohet. Në periudhat kur jam aty kam momente ku me duket se nuk do të dal kurrë. Por edhe ajo më dha dicka më bëri kurioz, më kujtoi fatin që kam pasur. Më bëri të luaj me të. Po sepse dhoma është edhe një poezi. Dhoma është një fjalë e rëndësishme në jetën e njerëzve, por që shpesh nuk llogaritet. Por edhe në gjuhë do të thotë mjaft, do të thotë poezi, këngë, liri, afirmim. Do të thotë madje të ndërtosh. Për mua vdekja nuk ekziston, është një pjesë e jetës.

Sicilia

E dua Sicilinë, si  tokën së cilës i përkas. E dua paqen e saj, vuaj për problemet e saj, ja dua njerëzit, arkitekturën, shijet e saj dhe në themel të punës sime të parë në një institucion lirik ishte e përshtatshme për një festival lirik në Trapani në moshën 17 vjecare.

Lumturia

Nuk di të them në jam I lumtur, por mund të them se i shtrëngoj fort castet e lumturisë.

Karantina

Gjëja e parë që do të bëj është të shtrihem në diell. E dyta do të përqafoj një pemë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...