ESMA 2019 në Kosovë, tri qytete dhe shumë aktivitete

Ka nisur në Kosovë edicioni i 8-të i Akademisë Muzikore Verore Evropiane – ESMA. Edicioni i i vitit 2019 po mbahet në Prishtinë, Gjakova dhe Pejë duke filluar nga nga 22 gusht deri më 01 shtator 2019. Aktivitetet po mbahen mes një atmosfere pune pozitive midis pjesëmarrësve dhe profesorove të ESMA 2019.

Fillimet e sezonit të ESMA 2019 ishin në Mitrovicë, ku mësimet për kitarë, ansamblet e kitarës përfunduan me sukses në mes të korrikut dhe njëkohësisht u mbajtën disa koncerte dhe ngjarje të tjera artistike.

ESMA 2019 ofron këto kurse: kitarë, piano, violinë, viola, violonçel, flaut, klarinetë, trombë, këndim dhe teatër muzikor.

Gjatë Akademisë janë planifikuar shumë koncerte dhe ngjarje të ndryshme artistike në Prishtinë, Gjakova dhe Pejë si rezultat i master klasave të pjesëmarrësve.

Drejtor ekzekutiv dhe artistik i ESMA-s është muzikanti i mirënjohur Desar Sulejmani kontributi it ë cilit në hapësirat mbarëshqiptare po njihet dhe vlerësohet nga pjësëmarrësit dhe ndjekësit e tij.

 Koncerti i  ceremonisë përmbyllëse të ESMA 2019, i quajtur “Opera Night” që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” më 31 gusht 2019 në orën 19:30!

ESMA 2019  udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv dhe Artistik i saj, z. Desar Sulejmani në bashkëpunim me organizatat lokale Artium Eudora – ArtEU (Prishtinë/Pejë/Gjakovë) dhe Kosova Ars (Mitrovicë).

Për më shumë informacione rreth ESMA 2019 klikoni në:

https://www.european-music-academy-ks.com

/Opusalb/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...