Ermonela Jaho me “Otellon” në Operën Mbretërore të Londrës

Do të nisë sonte në mbrëmje në Operën Mbretërore të Londrës opera me titull “Otello” e kompozitorit Xhuzepe Verdi.

Në trupën e kësaj shfaqjeje jane emra të mëdhenj të skenës lirike duke nisur me një emër të shquar të dirigjimit, mjeshtrin  Antonio Pappano.  Mjeshtri i njohur do të drejtojë Orkestrën dhe Korin e Teatrit.  Desdemona e këtij produksioni është sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Krah yllit shqiptar të skenës lirike,  në rolin e Otellos është tenori amerikan i njohur Gregory Kunde. Ai njihet kryesisht për repertorin e  veprave franceze dhe italiane.

Sopranoja shqiptare dhe tenori amerikan kane interpretuar bashkë në këto role tri vjet më parë në Teatrin Mbretëror të Madridit.  Kjo vepër rivihej në skenën e Madridit pas 17 vjetësh.

Në rolin e Jagos, do të interpretojë baritoni spanjoll Carlos Alvarez. Ai është ndër të tjera,  fituesi i një çmimi “Latin Grammy” dhe i çmimit “Grammy” për Rregjistrimin më të mirë të një Opere. Këtë çmim ai e ka fituar me rolin e Fordit në operën “Falstaff” të Xhuzepe Verdit.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, përtej vlerësimeve dhe prestigjit ndërkombëtar është edhe fituese e çmimit të  publikut ‘Opera Awards” , çmim që ajo e mori në Londër në vitin 2016.

Shfaqja zgjat tre orë dhe 10 minuta përfshirë edhe një interval pushimi.

Drama lirike “Otello” (1604), bazuar në veprën e Uilliam Shekspirit me libret të Arrigo Boito-s dhe kompozim të Xhuzepe Verdit  do të vihet në skenë edhe katër herë këtë dhjetor: 13, 16, 19, 22 dhjetor.

Shfaqja vihet në skenë me regji të Keith Warner. Shfaqja sonte, pra e datës 9 dhjetor 2019 nis në orën 19.30.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...