Ermal Meta sërish në skenën e Teatrit “Ariston”

Nga data 5 në datën 9 shkurt 2019 në Teatrin “Ariston” do të mbahet Festivali i Sanremos. Edhe këtë vit si në vitin e kaluar drejtori artistik do të jetë Claudio Baglioni. Me të bashkë në skenë do të prezatojnë edhe Virginia Raffaele dhe Claudio Bisio. Të 24 këngëtarët në garë do të mbajnë edhe një natë duetesh. Në datën 8 shkurt në këtë natë do të ngjitet në skenë edhe Ermal Meta që është një nder fituesit e edicionit të kaluar.

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën e tij “Non mi avete fatto niente” këtë vit do të jenë në skenë si të ftuar. Ermali do të këndojë në duet me Simone Christichi-n.  Simone e fitoi Sanremon në vitin 2007 me  “Ti regalerò una rosa”.  12 vjet më vonë ai rikthehet me këngën “Abbi cura di me”.

Ermal Meta dha për herë të parë një koncert në Tiranë në datën 1 qershor. Në një shesh të stërmbushur ai këndoi për të pranishmit shumë nga këngët e tij. Ndërkohë ai u rikthye në Tiranë disa muaj më vonë në Festivalin e RTSH-së, si i ftuar i veçantë në natën e parë të Festivalit të Këngës, një sivëlla i festivalit të “Sanremos” për nga jetëgjatësia dhe ndikimi në jetën kulturore të vendit.

Në këtë edicion të 69-të do të jenë edhe të ftuarit e vecantë. Ndër ta pershembull do të jetë Eros Ramazzotti dhe Luis Fonsi në të ftuarit e mëdhenj të natës së fundit. Eros Ramazzoti do të këndojë krah artistit portorikan që tashmë ka një këngë me 5.8 miliardë shikime dhe do të këndojnë këngën e tyre bashkë “Per le strade una canzone”. Për Ramazzotin ky është një vit i veçantë: 35 vjet më parë ai fitoi këtë festival me këngën “Terra promessa” në vitin 1984. Një ndër rekordet e para të Festivalit është shitja e biletave. Organizatorët vendosën të mos e hapin fare faqen e internetit për shitjen online sepse biletat janë shitur të gjitha.

Në këtë edicion të Sanremos do të interpretojnë 24 këngëtarë:

Federica Carta e Shade: “Senza farlo apposta”
Patty Pravo e Briga: “Un po’ come nella vita”
Negrita: “I ragazzi stanno bene”
Daniele Silvestri: “Argento vivo”
Ex otago: “Solo una canzone”
Achille Lauro: “Rolls Royce”
Arisa: “Mi sento bene”
Francesco Renga: “Aspetto che torni”
Boomdabash: “Per un milione”
Enrico Nigiotti: “Nonno Hollywood”
Nino D’Angelo e Livio Cori: “Un’altra luce”
Mahmood (vincitore di Sanremo Giovani)
Paola Turci: “L’ultimo ostacolo”
Simone Cristicchi: “Abbi cura di me”
Zen Circus: “L’amore è una dittatura”
Anna Tatangelo: “Le nostre anime di notte”
Loredana Bertè: “Cosa ti aspetti da me”
Irama: “La ragazza col cuore di latta”
Ultimo: “I tuoi particolari”
Nek: “Mi farò trovare pronto”
Motta: “Dov’è l’Italia”
Il Volo: “Musica che resta”
Ghemon: “Rose viola”
Einar (Fituesi i Sanremo të rinjve 2018)

Emra të mëdhenj të muzikës italiane që janë tashmë zyrtarisht të pranishëm janë:  Antonello Venditti, Andrea Bocelli, Elisa dhe  Giorgia, Luciano Ligabue, Marco Mengoni, Eros Ramazzotti, Alessandra Amoroso dhe një duo e formuar nga Umberto Tozzi e Raf pritet të ngjiten në skenë. 

Një tjetër emër i perfolur i skenës ndërkombëtare që pritet te konfirmohet është  Ariana Grande.  Synimi i drejtorit artistik  Claudio Baglioni është afrimi i artistëve italiane që kënë bere emër në tregun ndërkombëtar dhe siç dihet Ariana Grande është një këngëtare me origjinë italiane që ndoshta mund të jetë pikerisht ky emër i shumëpërfolur dhe i shumëpritur.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...